7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKongresi Panshqiptar Amerikan takon udhëheqësin e BDI-së, Ali Ahmeti,me video-pamje

Kongresi Panshqiptar Amerikan takon udhëheqësin e BDI-së, Ali Ahmeti,me video-pamje

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe zëvendës kryeministrin e parë të Maqedonisë Veriore, Artan Grubi.

Në takimin morën pjesë edhe përfaqësues nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane, Riverdale – NJ, Qendra Kulturore dhe Islamike Shqiptaro Amerikane “Hasan Prishtina” – Uaterbjuri, CT, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Uscana” – IL, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Valët e Liqenit” – IL , Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane Dallas – TX.

KPA dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit shprehën shqetësime lidhur me pezullimin e regjistrimit, vazhdimësinë e pabarazisë së shqiptarëve, bashkëpunimin ndër-shqiptar dhe marrëdhëniet me Bullgarinë, e cila jo vetëm që po pengon integrimin e Maqedonisë Veriore por, pasi BE ka lidhur së bashku Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në procesin e integrimit, edhe të Shqipërisë.

Ahmeti siguroi pjesëmarrësit se pezullimi i regjistrimit jo vetëm që nuk është një kërcënim, por, në fakt, një avantazh pasi që ofron shumë më shumë kohë për të gjithë për t’u regjistruar. Ai gjithashtu deklaroi se komentet nga politikanët se regjistrimi i diasporës mund të mos llogaritet, është vetëm retorikë e zbrazët politike dhe ai shprehu besimin e plotë se ligji do të ndiqet dhe të gjithë anëtarët e regjistruar të diasporës në fakt do të përfshihen në regjistrim.

Ahmeti vlerësoi shumë krijimin e KPA-së dhe rolin e saj. Ai deklaroi se mbështetja e SHBA-së dhe BE-së ishte thelbësore që Maqedonia Veriore të zgjidh mosmarrëveshjet e saj me Greqinë dhe t’i mundësojë asaj të bashkohet me NATO-n dhe se është pikërisht ky lloj i mbështetjes ndërkombëtare që është i nevojshëm për të tejkaluar mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments