VMRO-DPMNE kërkon seancë emergjente parlamentare për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

22

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dorëzoi nismë për thirrjen e seancës emergjente të Kuvendit në përputhje me nenin 67 dhe nenin 68 të Rregullores, me dy pika në rend të ditës Vendimi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit të Shëndetësisë Ilir Hasani, kumtoi sot deputeti Antonio Milloshoski.

“Pyetja jonë deri tek shumica parlamentare dhe deri tek Qeveria është se edhe sa njerëz duhet për së gjalli të digjen si pacientë për përgjegjësi politike dhe objektive për këtë tragjedi që është rezultat i papërgjegjësisë së pushtetit”, tha Milloshoski.
Milloshoski rikujtoi se në Rumani para pesë ditësh ndodhi zjarr në një spital ku e humbën jetën pesë persona dhe se atje u dorëhoq Qeveria.

Për këtë, siç thotë, VMRO-DPMNE konsideron se agjenda e gjelbërt e BDI-së dhe LSDM-së, për fat të keq, u dogj spitali modular në Tetovë, me çka u dogj edhe principi për përgjegjësi politike dhe objektive të bartësve të funksioneve publike që duhet të përkujdesën për shëndetin e qytetarëve.