15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMPB: Zbardhet rasti me sulmin ndaj M.B., kallëzim penal për dhunë kundër...

MPB: Zbardhet rasti me sulmin ndaj M.B., kallëzim penal për dhunë kundër A.XH.

– Ministria e Punëve të Brendshme informon se  është zbardhur sulmi i mbrëmshëm ndaj  M.B.  në terracën e objektit gastronomik në rajonin e Qendrës së Shkupit dhe se është ngritur  kallëzim penal për veprën penale ”dhunë”  kundër A.XH. i cili e ka pranuar veprën.

Në lidhje me rastin i cili mbrëmë rreth mesnate, në SPB Shkup është denoncuar nga ana e M.B. (45) nga Shkupi se në terracën e objektit gastronomik në rajonin e Qendrës ka qenë fizikisht i sulmuar nga A.XH. (28) nga Shkupi, e informojmë opinionin se rasti plotësisht është zbardhur dhe kundër A.XH. do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale ”dhunë” sipas nenit 386 të KP-së”, kumtoi MPB.

Menjëherë pas denoncimit të rastit, janë ndërmarrë masa përkatëse për zbardhjen, përkatësisht është përgatitur informim me shkrim deri të PTHP Shkup, janë kryer biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar video inçizimi, është realizuar bisedë me të denoncuarin A.XH., i cili në tërësi e ka pranuar veprën, dhe pas konsultimit me prokuror publik do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale ”dhunë” në bazë të nenit 386 të KP-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments