19.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBritania i dhuron “thasë gjumi” ushtrisë së RMV-së

Britania i dhuron “thasë gjumi” ushtrisë së RMV-së

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej, sot në kazermën në Gjorçe Petrov ndoqën dorëzimin e donacionit britanik të sistemeve për strehim gjatë natës, të përpunuara sipas teknologjisë më të re, të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej, sot në kazermën në Gjorçe Petrov ndoqën dorëzimin e donacionit britanik të sistemeve për strehim gjatë natës, të përpunuara sipas teknologjisë më të re, të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-Sistemet për strehim gjatë natës sigurohen me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar përmes Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO -s. Ky ishte shansi ynë për të marrë pajisjet që  vërtetë i nevojiteten Armatës, por edhe për të parë se si funksionon sistemi i NATO -s përmes Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjatë verës, ligjet u ndryshuan dhe tani e tutje ne si Armatë do të jemi në gjendje të bëjmë blerje përmes agjencisë së NATO -s. Ky ishte një shans me fonde nga Mbretëria e Bashkuar për të marrë pajisje me të cilat Batalioni ynë i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë në gjendje të kampojë, për të kaluar natën në të gjitha kushtet – nga vera në dimër, me pajisje të cilësisë më të lartë të përdorur nga vendet e tjera të NATO -s “, njoftoi ministrja Shekerinska.

Ambasadorja Gallouej shprehu kënaqësinë që Mbretëria e Bashkuar i dhuron pajisje jashtëzakonisht të rëndësishme Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, që ajo tha se ishte një nga më të mirat në vendet anëtare të NATO -s. “Kjo pajisje do t’u mundësojë forcave të këmbësorisë të veprojnë në misionet e NATO-s, në operacionet e ekspeditës, në të gjitha kushtet e motit,” tha ambasadorja, duke shtuar se bashkëpunimi në mbrojtje vazhdon të realizohet me një ritëm të fortë në të ardhmen.
 „Ne aktualisht punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes për të zhvilluar planet tona dypalëshe për 2022 dhe 2023. “Brenda fushave të bashkëpunimit deri më tani, ne do të ofrojmë ekspertizë shtesë brenda njësive të këmbësorisë, trajnime në Mbretërinë e Bashkuar, këshillim mbrojtës dhe do të shikojmë mundësi shtesë donacionesh si kjo që dorëzohet sot,” tha Gallouej.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments