2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Filipçe me keqpërdorime milionëshe në tenderin për respiratorë (VIDEO)

VMRO-DPMNE: Filipçe me keqpërdorime milionëshe në tenderin për respiratorë (VIDEO)

VMRO-DPMNE ka akuzuar ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, për, siç thanë, keqpërdorime milionëshe gjatë procedurës tenderuese për respiratorë.

Naum Stoilkovski nga kjo parti deklaroi se në thirrjen që është shpallur për blerje të respiratorëve janë paraqitur 9 kompani, nga të cilat dy janë përzgjedhur në mënyrë të dyshimtë.

Nga VMRO pyesin se përse Ministria e Shëndetësisë nuk ndërmori procedurë për të sanksionuar dy kompanitë të cilat fillimisht nënshkruan kontratë për realizim të këtij tenderi e më pastaj u tërhoqën.

“Në mënyrë të dyshimtë janë përzgjedhur dy nga 9 kompanitë e paraqitura në tender. Pas arsyetimit të Filipçes, 7 kompani u deklasuan për shkak se u prononcuan se nuk arrijnë dot të ofrojnë respiratorët brenda afatit të caktuar 30 ditor. Sipas vendimit, dy kompanitë u obliguan ta realizojnë tenderin. “Soniks” ishte obliguar të ofrojë një respirator për 24,839 euro dhe gjashtë respiratorë për 149.034 euro. Kompania e dytë “Vinora” është dashur që aparatet për frymëmarrje t’i sigurojë për 30 ditë, nga të cilat njëri aparat ka kushtuar 25 mijë euro. Pas kësaj, Filipçe u lavdërua me këtë tender, kurse në fund njoftoi opinionin për anulim të tenderit. Qartë shihet se bëhet fjalë për çështje të dakorduar paraprakisht.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments