10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMSH: Nuk ka parregullsi me tenderin për respiratorë, VMRO vazhdon të shpif

MSH: Nuk ka parregullsi me tenderin për respiratorë, VMRO vazhdon të shpif

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së se ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë keqpërdorime milionëshe gjatë procedurës tenderuese për respiratorë. Nga MSH thonë se nuk ka asnjë parregullsi në lidhje me tenderin për respiratorë,sipas tyre VMRO-DPMNE vazhdon të mashtrojë me skandale joekzistuese.

“Për çfarë lloj tenderi ose parregullsie po flet VMRO-DPMNE kur tenderi për respiratorë nuk u realizua fare, pasi kompanitë hoqën dorë sepse nuk arrinin dot të përmbushnin atë që ishte rënë dakord. Të gjithëve u është e qartë se tenderi për blerje të respiratorëve në këtë kohë është jashtëzakonisht i vështirë për shkak të mungesës së këtyre aparateve në botë. Tërheqja e kompanive në këto kushte të vështira për punë dhe deficit që mbizotëron, asgjë nuk është e papritur. Apelojmë të ndalojnë së mashtruari opinionin dhe lirisht le t’i thërrasin institucionet të hetojnë këtë rast joekzistues.”,- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do të jenë në dispozicion të të gjitha institucioneve të cilat mund të konsiderojnë se duhet hetim në diçka që, sipas tyre, nuk ekziston.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments