BallinaLajmeVLEN kritikon protestat studentore: Organizatorët janë aktivistë të flakt të BDI-së

VLEN kritikon protestat studentore: Organizatorët janë aktivistë të flakt të BDI-së

VLEN ka reaguar ndaj protestave studentore, duke akuzuar se pas tyre qëndrojnë interesa politike të lidhura me funksionarë të BDI-së. Sipas reagimit, partia vlerëson se është paradoksale që persona të afërt me ish-pushtetin protestojnë për probleme që, sipas tyre, nuk u zgjidhën gjatë 22 viteve të qeverisjes së BDI-së, transmeton Portalb.mk.VLEN publikoi edhe një video me fotografi të organizatorëve të protestës, ku përfshihen pamje të tyre së bashku me funksionarë të BDI-së, duke pretenduar lidhje politike mes tyre.Në reagim thuhet se askush nuk është kundër të drejtës së studentëve për të protestuar, por theksohet se ekzistojnë dyshime kur, sipas VLEN-it, kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara.VLEN gjithashtu deklaron se studentët meritojnë zgjidhje reale dhe jo, siç shprehen ata, manipulim politik të protestave.“Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë. Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi? Askush nuk është kundër protestës së studentëve. Por kur kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë. Studentët meritojnë zgjidhje, jo manipulim politik”, thuhet në reagimin e VLEN.Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë të re sot, duke filluar në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkupi, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe. Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.Kjo protestë vjen pas një periudhe të gjatë pakënaqësish dhe iniciativash studentore, përfshirë edhe protestën e mbajtur më 6 prill 2026 në Shkup, ku mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kërkuan respektimin e të drejtave gjuhësore dhe mundësimin e provimit në gjuhën shqipe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments