11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk...

Vjosa Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në çdo takim që ka pasur me aleatët e Kosovës, e ka sqaruar se mandati i KFOR-it është vetëm si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë.

E para e shtetit tha se institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, krah policëve të Kosovës, në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments