8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEVI NDRYSHE NGA ZVKPRMV ARTAN GRUBI ,PREMTON SE GJEOGRAFIA FYESE DO...

(VIDEO) ZAEVI NDRYSHE NGA ZVKPRMV ARTAN GRUBI ,PREMTON SE GJEOGRAFIA FYESE DO TË LARGOHET DERI NË FUND TË VITIT,JO MENJËHERË ?!

ibri i Gjeografisë do të ndryshohet deri në fund të vitit, ka paralajmëruar sot kryeministri Zoran Zaev. Ai ka thënë se përveç pjesëve ofenduese për të cilat u raportua ditëve të fundit në media, do të ndryshohen të gjitha përmbajtjet fyese që përmbajnë tekstet shkollore.

Zoran Zaev

“Libri ekziston që nga viti 2002 apo 2006, nuk e di nga kur, për herë të parë problemi është detektuar në vitin 2018, dhe vjen në radhë për ndryshim pikërisht tani dhe besoj se do të ndërrohet dhe jo vetëm kjo, por gjithkund ku ka përmbajtje fyese, fyejnë apo nuk janë adekuate duhet t’i mënjanojmë dhe do t’i mënjanojmë”

Kjo deklaratë e Zaevit vjen vetëm dy ditë pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se ministrat e arsimit nuk mund të jenë redaktor ose lektorë. Kjo përgjigje e Ahmetit erdhi për faktin se që nga botimi i librit të gjeografisë ku fyhen shqiptarët, shumica e ministrave të arsimit kanë qenë nga radhët e BDI-së.

Ali Ahmeti

 “Nuk dua të marrë në mbrojtje ministrat por ata nuk janë redaktorë apo lektorë të librave. Ka njerëz të ngarkuar në këtë drejtim. Ato fyerje janë fyerje banale dhe nuk mund të mësohet nga ato libra. Do të thotë që duhet të rregullohet kjo çështje”, tha Ahmeti.

Në librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit, thuhej se shqiptarët kryesisht janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. “Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis qe ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, shkruhet në këtë tekst shkollor.

Libri në fjalë e shpall poashtu Shqipërinë okupatore të tokave maqedonase, në pjesën ku thuhet se “Gjatë Luftës së Dytë Botërore popullsia maqedonase në pjesën e okupuar të Maqedonisë Perëndimore nga ana e Shqipërisë, gjegjësisht Italisë, popullsia maqedonase ishte nënshtruar terrorit të fuqishëm”.

Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni, sipas librit të Gjeografisë i ribotuar në vitin 2015, nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments