Sulejman Mehazi / I nderuar Ali Ahmeti, duhet të bëhesh më i ashpër ndaj ministrave tuaj e jo t’i përkrahni dhe kur gabojnë rëndë!

52

I nderuar Ali Ahmeti, kujdes!, shumë i butë e tolerues jeni me ministrat tuaj, duhet pak më i ashpër të ishe e jo t’i përkrahni edhe kur gabojnë rëndë. Fjala Ministër kap çdo përgjegjësi në arsim, edhe redaktimet, edhe lektorimet, edhe botimet e librave arsimore. Aspak s’është e dobishme për popullin tonë, i nderuar Ali Ahmeti, të ju dilni zot ministrave tuaj, ofendimet ndaj shqiptarëve e popullit tonë janë shumë më të rënda në librin e Gjeografisë në krahasim me përkrahjen e ministrave tuaj.

Shkruan Sulejman Mehazi

E dimë se jeni tolerues edhe ndaj gazetarëve, opinionistëve e analistëve, po kritikat e tyre ndaj jush, ministrave tuaj e BDI-së vetëm që shprehin mendime alternative opozitare e s’kanë kurrfarë përgjegjësie gjuhësore, kulturore, arsimore e shtetërore, ata shprehin pakënaqësi e revoltë ndaj probleme të ndjeshme arsimore e gjuhësore e kurrsesi nuk kanë përgjegjësi shtetërore sikurse ministrat tuaj. Veprimet tuaja të buta ndaj atyre që ju kritikojnë janë të mirëseardhura edhe pse me forcën tuaj shtetërore mund të ju kërcënoheni e të bëni çfarë të doni ndaj atyre që ju kritikojnë, ju falenderojmë që na lejoni të ju themi çfarë do lloje kritikash, ofendimesh e sharjesh, ama nuk ju lejohet, i nderuar Ali Ahmeti, të veproni kështu butë edhe me ministrat tuaj sepse ata përfaqësojnë partinë tuaj të BDI-së.
Nëse Ernest Koliqi ka qenë Ministër i Arsimit të Shqipërisë fashiste e ka dërguar me qindra mësues e libra të gjuhës shqipe në Maqedoni e Kosovë pa farë gabimesh ortografike, gjuhësore e sintaksore, po edhe pa farë ofendimesh kombëtare nga ana e fashizmit, pse atëherë ju t’ua falni gabimet e turpshme ministrave tuaj të arsimit
*
Më vjen shumë keq që kam humbur në dosjen time, Librin e leximit të gjuhës shqipe, botuar më 1942 nën udhëheqjen e Ministrit të diciplinuar e patriotit, Ernest Koliqit, i cili ka pasur shumë kujdes ndaj librave shqipe si Ministër i Arsimit të Shqipërisë fashiste, pse dhe ministrat tuaj të arsimit, i nderuar Ali Ahmeti, nuk kanë pasur kujdes ndaj librave shqipe në shtetin që e qeverisë BDI-ja juaj?