7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami i përgjigjet presidentit Pendarovski për "grafën etnike" në letërnjoftime (VIDEO)

Bilall Kasami i përgjigjet presidentit Pendarovski për “grafën etnike” në letërnjoftime (VIDEO)

Kreu i Lëvizje Besa, Bilall Kasami i është përgjigjur kreut të shtetit, Stevo Pendarovski për “grafën etnike” në letërnjoftime.
“Asgjë personale me presidentin, z. Stevo Pendarovski. Unë e respektoj mendimin e tij, por nëse shumica parlamentare do e miratoi ligjin për grafën etnike, edhe presidenti do të jetë pro këtij ligji”, ka deklaruar Kasami në një intervistë për TV Globi të Gostivarit.
Presidenti Pendarovski nuk po pajtohet me propozimin që në letërnjoftime të shkruhet edhe përkatësia etnike. Sipas tij, kjo nuk ndodh në asnjë shtet, por nëse miratohet Ligji, me procedurë të rregullt, atëherë ai nuk do të dalë kundër dhe do ta dekretojë Ligjin. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për tema të tjera aktuale si regjistrimi, zgjedhjet lokale si dhe koalicionin qeveritar bashkë me prioritetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments