19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEV I DREJTOHET MICKOSKIT: NËSE KE SHUMICË TREGOJE BUJRUM !

(VIDEO) ZAEV I DREJTOHET MICKOSKIT: NËSE KE SHUMICË TREGOJE BUJRUM !

Zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale nuk do të ketë. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i cili ka ftuar liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, që nëse ka shumicë le ta tregojë dhe të mos gënjejë, ngase sipas tij pasiguria është e dëmshme për ekonominë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Partnerët e koalicionit janë të qëndrimit se nuk duhet të ketë zgjedhje. Ka ardhur koha të punohet deri në fund, dhe jo të shkohet vazhdimisht në zgjedhje. Shumicë parlamentare për zgjedhje të parakohshme nuk ka, nëse ka, bujrum Mickoski le ta tregojë dhe le ta miratojnë vendimin”

Ai ka thënë se një gjë të tillë Mickoski e bën për shkak matematikave brenda partiake, por thotë se kjo nuk është e mirë ngase e dëmton ekonominë e vendit.

Zaev ka thënë se nuk frikësohet se do të humb shumicën në Kuvend, por pret që ajo të rritet.

Zoran Zaev, kryeministër

“Pritshmëritë e mia janë që shumica të rritet, nuk kam frikë se do të humbim. Madje, në dy, tre vitet e fundit kemi pasur mandatë me shumicë prej 62,63,64,65… Besoj se do të kemi shumicë stabile dhe të sjellim vendime serioze në të mirë të qytetarëve”.

Përndryshe, javëve të fundit lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në vazhdimësi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa në disa raste ka thënë se do të ketë shumicë të re parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments