6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMorën fund komentet për shtyrje, regjistrimi mbahet nga 1 deri më 21...

Morën fund komentet për shtyrje, regjistrimi mbahet nga 1 deri më 21 prill, tha Zaev

Sido që të kenë qenë komentet për shtyrje eventuale të Regjistrimit, ato përfunduan. Kështu u ka dhënë fund diskutimeve se procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut do të shtyhet për disa muaj apo edhe për një vit, kryeministri Zoran Zaev.

Ai është shprehur decid, se regjistrimi do të mbahet nga 1 prilli deri më 21 prill.Disa herë e kam përsëritur, dhe ja po e përsëris edhe sot. Regjistrimi në shtetin tonë do të realizohet nga 1 deri më 21 prill. Përsëris, se ne jemi një nga shtetet e pakta në botë që 20 vjet nuk ka regjistrim dhe për këtë duhet të jemi më të përgjegjshëm që sa më shpejtë të kemi regjistrim”, tha Zaev, transmeton TV21.Shtoi se “mjaftë ishte me debate, është koha të përfundohet regjistrimi”, pasi siç tha, as “nuk do të ndryshojë politikën vendore dhe as do të japë apo marrë privilegje, por do të japë të dhënë statistikore të cilat janë të rëndësishme për çdo planifikim në shtet”./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments