11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVetëvendosje e çon në Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi: Po e mbrojmë...

Vetëvendosje e çon në Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi: Po e mbrojmë Kushtetutën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci kane dërguar në Gjykatë Kushtuetuese, dekretin e presidentit Hashim Thaçi. Sipas këtij dekreti presidenti ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër për formimin e qeverisë të re, raporton Ekonomia Online.

Selimi ka thënë se sapo dorëzua në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e dekretit. Ai ka thënë se me këto veprime presidenti po vazhdon ta shkelë Kushtetutën.

“Pra me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur po përfundon java e punës, presidenti është kujdesur bashkë me bashkëpunëtorët e tij që Gjykatën Kushtetutese dhe administartën ta gjejnë në pushim, Ata po mundësohen ta shfrytëzojnë këto ditë pushimi. Bashkë me z.Arbërie jemi për të dëshmuar se nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën, nuk do twë ndalemi së mbrojturi Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ai ka thënë se për veprimet tutje do ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk jemi ta paragjykojmë ne do të veprojmë sipas rrjedhave”, tha Selimi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se presidenti po e shkelë Kushtetutën me paramendim. Ajo ka thënë se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosin një masë të përkohshme.

“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë për presionin e vazhdueshëm që presidenti e ka bërë mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe letrat e vazhdueshme që i ka dërguar kryeministrit në detyrë z.Kurti.  Kemi parë përzierjen e vazhdueshme të presidentit duke ndikuar te partitë politikke dhe në anën tjetër duke e anashkaluar tërësisht fituesin e zgjedhjeve”, tha ajo.

Këto veprime sipas saj janë bërë me paramendim.

“Ajo që bie në sy që një kohë të gjatë në dekretin e sotëm se presidenti  e ka anashkaluar nenin 82 duke u thirrur në nenin 95. Ajo që është e rëndësishme përpos kërkesës ne kemi kërkuar edhe vendosjen e masës së  ndalimi, Ne ftojmë të gjithë ata që do të jenë pjesë e procesit që të mos ndërmarrin asnjë veprim para se Gjykata të vendosë për masën ndaluese”, tha ajo.

Nagavci tha se VV pret që Gjykata Kushtetuese do të jenë të vetëdijshëm që shumë shpejt të vendosin për qëndrimin e tyre.

“Unë kam qenë deri ën ora 16 në Kuvend ajo që e di se dekreti  është dorëzuar në 15:55. Nuk mund të mohojë se në minutata e fundit është dorëzuar ndonjë  kërkesë, e di që nënshkrimet kanë qenë të deponuara. Unë ju bëjë thirrje të gjithë kolegëve të mi që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetutuese për masën që ne e kemi kërkuar”, tha ajo.

Nagavci ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë vendimet e Kushtetueses.

“Unë nuk dua të paragjykojë veprimet e GJK presim që janë në nivel të detyrës. Ka pasur raste kur kanë vendosur në shpejtësi dhe në mundësinë e parë ata do të marrin masën që është e duhura:, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments