10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTv21.mk / Rangimi i universiteteve, reagojnë intelektualët

Tv21.mk / Rangimi i universiteteve, reagojnë intelektualët

Intelektualët të shqetësuar me rangimin e dobët të univeristeteve në vend.

Profesori universitar, Agim Leka, thotë se është lajm i hidhur të shohësh se univeristetet e Maqedonisë së Veriut nuk janë as te 1000 të parët në listë. Po biejn këmbanat që politikanët të ndërgjegjësohen dhe të ndërmarrin masa për konsolidimin e arsimin të lartë në Maqedoni.

“Ky rangim edhe njëherë tregon se arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi e kemi për faqe të zezë. Barra kryesore bie mbi politikanët, mbi politikat, si mungesë e strategjive të mirëfillta për zhvillim dhe konsolidim të arsimit. Kjo është si pasojë e eksperimentimeve të shumta që janë bërë në fushën e arsimit, 20-30 vitet e fundit, veçanarisht 20 viteve të fundit është eksperimentuar shumë. Arsimi nuk e duron këtë gjë, arsimi nuk duron ndryshime të shpeshta zig zage, ndryshime të shpeshta në ligje, normative”, theksoi Agim Leka, profesor.

Ndërmjet shkaqeve që kanë sjellë arsimin e lartë në këtë gjendje, Leka numëron edhe vendosjen e personave jo kompetent në krye të institucioneve arsimore. Misnitrat e Arsimit kanë qenë të pambathur dhe e gjithë klasa politike e papjekur cilëson, Leka.

“Problem i tretë është se në krye të institucioneve që duhet ta drejtojnë arsimin, veçanarisht arsimin e lartë janë vënë njerëz jo kompetent, njerëz që nuk e njohin këtë lëmi. Mos të them se kemi pasur ministra e ministra të pambathur sa duhet dhe në përgjithësi në shoqëri kemi pasur një klasë politike infantilokratike, të papjekur mjaftueshëm dhe për pasojë e kemi këtë”, tha Agim Leka, profesor.

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit nuk gjenden as në 1000 vendet më të mira sipas Listës së Shangait

Universiteti më i mirë i Maqedonisë “Shën Cirili dhe Metodij”, renditet në vendin e 1.568, Universiteti i Shtipit “Goce Dellçev” në vendin 3.279,Universiteti i EJL-së në vendin 3.881, Universiteti Shtetëror i Tetovës në vendin 4.912, ndërsa Universiteti i Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” në vedin 5.697.

Përderisa nga vendet e rajonit, në pozitën më të mirë është Universiteti Kombëtar i Athinës, midis vendit 300 dhe 400. Aristoteli i Selanikut, Universiteti i “Beogradit” dhe i Zagrebit janë mes vendeve 400- 500, Universiteti i Lubjanës mes vendeve 500 dhe 600, dhe ai i Mariborit dhe Splititi mes 700-800.

Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, për 17 vite me rahë është Universiteti i Harvardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit.

Për të qenë në këtë listë, universitetet duhet të përmbushin një sërë kriteresh siç janë punimet shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare, numrin e fituesve të Çmimeve Nobël dhe Medaljet Fildsov. Shangai është nga listat më me ndikim, e cila i klasifikon univeristetet më të mira në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments