BallinaLajmeTrotinetët në Tetovë u zhdukën pa u mbushur viti! Kasami: Do të...

Trotinetët në Tetovë u zhdukën pa u mbushur viti! Kasami: Do të kthehen shpejt, SPB: Numri i aksidenteve vazhdimisht rritet

Ende pa u mbushur viti, janë zhdukur 100 trotinetët elektrikë që qytetarët e Tetovës mund t’i merrnin me qira. I pyetur për këtë, kreu i komunës Bilall Kasami tha se janë në servisim dhe se së shpejti do të rikthehen në qarkullim.“Do të kthehen shumë shpejt. Janë mjete komunikacioni që shfrytëzohen në kushte atmosferike. Operatori që ka marrë të drejtën për vendosjen në qarkullim të atyre ka bërë servisimin dhe riparimin e të gjithë atyre sepse, fatkeqësisht, një pjesë e madhe e tyre janë dëmtuar dhe unë besoj që shumë shpejt do të rikthehen në qarkullim”, theksoi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Po edhe pasi të servisohen, duhet pasur kujdes të shtuar në përgjithësi me këto mjete. Kjo për shkak se, siç tregojnë të dhënat e policisë së Tetovës, numri i aksidenteve me trotinete është duke u rritur në vazhdimësi.Të dhënat statistikore tregojnë për një rrezik të vazhdueshëm në terren. Gjatë vitit të kaluar 2025, në rajonin e SPB Tetovë janë regjistruar gjithsej 37 aksidente trafiku me pjesëmarrje të trotineteve elektrikë, prej të cilëve 14 në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Se ky trend negativ po vazhdon e tregon edhe fakti që nga 1 janari deri më 17 maj të këtij viti tashmë janë regjistruar 9 aksidente të tilla trafiku, prej të cilëve 7 në rajonin e Tetovës dhe 2 në atë të Gostivarit. Këto shifra janë një sinjal i qartë për nevojën e një kujdesi më të madh dhe respektimit të rreptë të rregullave”, thonë nga SPB Tetovë.

Besohet që numri i të lënduarve me trotinete të jetë më i lartë, por shpesh rastet nuk denoncohen në polici, për shkak se lëndohen pa shkaktuar ndonjë aksident komunikacioni.

youtube.com/watch?v=7QzzN-wRiPM&time_continue=5&source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments