8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTRONDITET AMERIKA, MBI 1700 VIKTIMA NGA KORONAVIRUSI NË 24 ORËT E FUNDIT

TRONDITET AMERIKA, MBI 1700 VIKTIMA NGA KORONAVIRUSI NË 24 ORËT E FUNDIT

Më shumë se 1700 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në SHBA, në një nga ditët që njihet si më fatalet gjatë kësaj pandemie.

Vetëm në qytetin e Nju Jorkut u numëruan 731 viktima, duke e çuar totalin e vdekjeve në vend më shumë 4000 – më i lartë se numri i vdekjeve gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Guvernatori i qytetit, Andrew Cuomo tha se “qytetarët e Nju Jorkut kanë ndjerë shumë dhimbje sot, duke shtuar se numri i personave që po shtrohen në spital në fakt ka rënë.

E shikoni këtë rënie – kjo është për shkak të masave që kemi marrë. Nëse nuk do të bënim këtë që po bëjmë, do të ishte një kurbë shumë ndryshe. Distancimi shoqëror po funksionon”.

Në SHBA janë tani 13,000 vdekje të konfirmuara nga COVID-19, dhe deri më tani rastet më të larta në botë me 400,000 të infektuar.

Ndërkohë, sipas njoftimeve të medias në SHBA, në fund të nëntorit 2019, zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin paralajmëruar se një sëmundje ngjitëse po përfshinte zonën e Wuhanit në Kinë, duke sjellë ndryshime në disa aspekte të jetesës dhe biznesit të atjeshëm dhe që paraqisnin kërcënim për popullsinë.

Njoftimet i referohen disa burimeve të informuara rreth këtyre raporteve sekrete.

Shqetësimet për atë që tani njihet si pandemia e koronavirusit të ri parashtroheshin në një raport të muajit nëntor nga Qendra Kombëtare e ushtrisë për Inteligjencën Mjekësore (NCMI), sipas dy zyrtarëve që kanë dijeni për këtë dokument.

Raporti ishte rezultat i analizës së interceptimeve kompjuterike, të shoqëruara me imazhe satelitore dhe shkaktoi alarm sepse një sëmundje që mund të dilte jashtë kontrollit do të përbënte një kërcënim serioz për forcat amerikane në Azi.

“Analistët arritën në përfundimin se kjo mund të ishte një ngjarje kataklizmike,” tha një prej burimeve duke iu referuar raportit të NCMI. Më pas, për këtë çështje u informuan shumë herë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Shtabi i Përbashkët në Pentagon dhe Shtëpia e Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments