15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeTransparency International : Maqedonia historikisht renditet më keq sipas indeksit të korrupsionit

Transparency International : Maqedonia historikisht renditet më keq sipas indeksit të korrupsionit

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të botuar sot, Transparency International Maqedonia renditet në vendin e 111-të me 35 pikë.

Indeksi përdor një shkallë rezultati nga zero (vend shumë i korruptuar) në 100 (vend jo i korruptuar). Maqedonia e ndan këtë vend me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Mongoli. Në rajonin para Maqedonisë janë Kroacia në vendin e 63, Mali i Zi në 67, Bullgaria në 69, Serbia në 94 dhe Kosova në 104. Në krye, vendin e parë e ndajnë Danimarka dhe Zelanda e Re me 88 pikë.

Pasojnë Finlanda, Singapori, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Hollanda dhe Gjermania. Indeksi rendit 180 vende dhe territore sipas niveleve të tyre të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, bazuar në 13 vlerësime të ekspertëve dhe sondazhe të drejtuesve të biznesit.

Për vitin 2020, Indeksi thekson ndikimin e korrupsionit në përgjigjen e qeverive ndaj Covid-19, duke krahasuar performancën e vendeve me investimet e tyre të kujdesit shëndetësor dhe shkallën në të cilën normat dhe institucionet demokratike janë dobësuar gjatë pandemisë. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit zbulon se korrupsioni i vazhdueshëm minon sistemet shëndetësore dhe kontribuon në një prapambetje demokratike në një pandemi.

Vendet që bëjnë mirë në indeks investojnë më shumë në kujdesin shëndetësor, janë më të aftë të sigurojnë mbulim shëndetësor universal dhe kanë më pak të ngjarë të shkelin normat demokratike dhe institucionet ose shtetin e së drejtës, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments