3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) REXHEPI: XHAFERI PO E LUAN ROLIN E ZËDHËNËSIT TË BDI-SË

(VIDEO) REXHEPI: XHAFERI PO E LUAN ROLIN E ZËDHËNËSIT TË BDI-SË

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën për pyetje të deputetëve nëse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vazhdon me radhitjen e deritanishme të deputetëve në listën për të parashtruar pyetje. Kësaj radhe koalicioni opozitar shqiptar tha se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ishte radhitur i pesti në listë, ndërsa para tij tre deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe një i LSDM-së.

Skender Rexhepi, Alternativa

“Kryetari i Kuvendit e bën heshtjen e opozitës shqiptare me një qëllim shumë të precizuar duke dashur që opozitën shqiptare ta pamundësojë në ngritjen e zërit të saj, në ngritjen e halleve të qytetarëve në një pikë kaq të rëndësishme, siç është pika e pyetjeve të deputetëve ku ne kishim planifikuar që, personalisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, të merret me çështjen dhe hallet e qytetarëve nga vendbanimet shqiptare, të merret me çështjet që i tangojnë shqiptarët dhe që duhet nëpërmjet përfaqësuesve politik në Kuvend, ta ngritin zërin drejtuar pushtetit në këtë rast. Kryetari i Kuvendit e pamundësoj një gjë të tillë dhe në ndarjen e vendeve të ulëseve dhe fjalëve që duhet t’i kemi ne aty, ai e bën një shkelje të rëndë. Brenda 11 propozuesve të flasin e pozicion opozitën maqedonase 2 me 1 karshi pozitës qeveritare, ndërsa pozitën shqiptare e vendon dy herë me të drejtë fjale përball neve, që dalim vetëm me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, apo përfaqësuesin e koalicioni Aleanca dhe Alternativa”

Rexhepi e ka quajtur Xhaferin zëdhënës të BDI-së, duke i kërkuar që të ushtrojë funksionin që mban dhe të jetë i drejtë ndaj të gjithë deputetëve dhe të gjitha partive. Deputeti i opozitës tha se përmes Selës kishin planifikuar që të pyesin bartësit e Qeverisë për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Skender Rexhepi, AlternativA

“Kjo çështje duhet të ndërpritet sot e përgjithmonë, opozita shqiptare është dhe do mbetet zëri i shqiptarëve dhe i halleve të qytetarëve dhe çdo vendbanimi shqiptar e më gjerë, që t’ju dëshmojmë të gjithëve se ne do e përfaqësojmë çdo brengë të çdo qytetari, nga Likova deri në Strugë e Dollnen. Sot kishim planifikuar që të flasim disa pikë shumë të rëndësishme, posaçërisht pikën e shkeljes së të drejtave të qytetarëve që u bë në rastin Monstra, nga ana e gjykatës për fat të keq të korruptuar, partizuar dhe politizuar, me të cilën do të kishim pyetur edhe kryeministrin dhe ministrat kompetent që të na tregojnë pse u përsërit gjykata, gjykimi, prokuroria në rastin Monstra, për fat të keq e njëjta siç ishte me rastin Geshovska”

Kjo përplasje ka ndikuar sot që të zvarritet edhe fillimi i seancës parlamentare për pyetje të deputetëve. Që para hapjes së seancës deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë intervenuar përmes ndërhyrjeve procedurale dhe kanë kërkuar pauzë për kordinim. Ata poashtu akuzuan se Xhaferi ka përpiluar listën pa u kordinuar me ata dhe kordinatorët e partive të tjera. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments