Tmerr në xhaminë e Tiranës, një person futet brenda dhe plagos me thikë 5 besimtarë

70

Sulm me thikë brenda xhamisë te rruga e Kavajës, 5 persona të plagosur

Pesë persona raportohet të jenë plagosur para pak çastesh në një sulm me thikë të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Incidenti ka ndodhur pranë xhamisë dhe të dhëna në vendngjarje sugjerojnë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me thikë disa të tjerë.

Në këtë ngjarje janë lënduar në shkallë të ndryshme dy persona.

Noa.al konfirmoi pranë policisë së Tiranës ngjarjen dhe mbetet në pritje të detajeve të tjera.

“Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Shtetit,  Gentian Mullai.

Detajet e fundit / përditësuar

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Pas reagimit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.