8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeZVICRA I LEHTËSON MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT

ZVICRA I LEHTËSON MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT

Zvicra nisi të hënën me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, edhe pse numri i të infektuarve është në rritje.

Baret dhe restorantet do të mund t’i rihapin terracat, ndërsa palestrat dhe kinematë mund të rifillojnë punën për aq kohë sa i respektojnë masat e sigurisë.

Mësimi në disa universitete do të nisë po ashtu.

Zvicra është vendi i vetëm në Evropë që lehtëson masat e izolimit, derisa numri i rasteve me koronavirus rritet.

Qeveria thotë se ky veprim është i justifikueshëm, sepse numri i rasteve po rritet ngadalë, procesi i vaksinimit po përshpejtohet dhe spitalet nuk janë të mbingarkuara.

Zvicra, vend me 8.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus dhe mbi 10,500 viktima.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments