Kryeministri Mickoski mundohet t’i moderojë deklaratat e tij ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me shqiptarët në këtë shtet, por gjithnjë e më qartë po shpërfaqet qëndrimi i tij.
I pengon Marrëveshja e Ohrit, Badenteri, gjuha shqipe, ndërsa tani edhe arsimi i lartë në gjuhën shqipe.
Partia e tij, që në vitin 2003, kishte kontestuar në Gjykatën Kushtetuese financimin shtetëror të arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Në vitin 2005, Gjykata Kushtetuese e kishte hedhur poshtë këtë argument, duke konstatuar se Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën e komuniteteve.
Sot, më shumë se dy dekada më vonë, Mickoski riaktualizon të njëjtën temë.
Tragjedi! Në vend që të merret me problemet ekonomike të shtetit, kryeministri gjen kohë të vërë në pikëpyetje edhe të drejtat e fituara prej dekadash nga shqiptarët.Po mirë kryeministër, pse të duhen deklaratat e tilla? Për çfarë po qëndrojnë? Apo edhe kjo është pjesë e repertorit të deklaratave vetëm për përdorim shtëpiak? \n\n
Kryeministri jo vetëm që nuk e di se si e interpreton Kushtetutën Gjykata Kushtetuese, por nuk e njeh as historinë e partisë së vet.
Në vitin 2003, VMRO-DPMNE-ja paraqiti nismë në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar financimin shtetëror të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, me të njëjtin argument që sot përdor Mickoski – se Kushtetuta parashikon arsimin në gjuhën e komuniteteve vetëm në arsimin fillor dhe të mesëm.
Më 13 korrik 2005, me vendim U.nr.171/2003, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se një pretendim i tillë ishte i pabazë dhe nuk urdhëroi procedurat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të diskutueshme.
Në sqarim, Gjykata Kushtetuese shprehet qartë se “Kushtetuta nuk përmban ndalim eksplicit të së drejtës së komuniteteve për të mësuar gjuhën e tyre në arsimin e lartë”.
Kryeministër, gjykata kushtetuese para 21 viteve iu përgjigj kësaj pyetjeje partisë suaj. \n\n
Ja zgjidhja, nëse dikush në parti ka harruar t’ua tregojë:
