15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi tek ‘’Koha për t’u zgjuar’’: Nevojë ulëritëse për ndryshim! Rama...

Shpëtim Idrizi tek ‘’Koha për t’u zgjuar’’: Nevojë ulëritëse për ndryshim! Rama erdhi si shpresë, po ikën si modeli më i keq

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar tek emisioni ‘’Koha për t’u zgjuar’’ tek Bashkim Hoxha në News24 ka folur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit të cilat janë vetëm 6 ditë larg.

Idrizi thotë se kjo është fushata më e veçantë pasi ka qenë shumë më afër qytetarëve.

Ai tekson se qytetarët janë të irrituar dhe kanë frikë nga qeveria, por siguron se modeli i 4 viteve të fundit të Edi Ramës është më i keqi dhe shqiptarët do e refuzojnë. Për Idrizin Rama erdhi si shpresë vite më parë, por po ikën si modeli më i keq.

PYETJA: Jemi në javën e fundit të fushatës, që është dhe kryefjala? Si po ju ecën?

SHPËTIM IDRIZI: Jemi në moment të rëndësishëm për tu ndarë nga tranzicioni i tejzgjatur, dhe kushtet që Shqipëria të kthehet në ekuilibër demokratik. Ekonomia mos jetë në duart e 5 personave, aopo 5 miqve të Ramës.

Është dinamike, na ka bërë mirë. Kam qenë i befasuar nga problematika e tyre. Qytetarët janë vërtet të irrituar. Qytetarët kanë frikë nga qeveria. Kur vjen qeveria në pushtet me vota të vjedhura, pa konceptin e shërbesës atëhere problemet do të jenë.

Një ndër krizat është rrjedhja e madhe demografike. Shqipëria ka qenë në vitet ’90, 4 milion, sot jemi 2 milion e 700 mijë. 600 e ca mijë i kemi pensionistë. Akoma më shumë, të kesh punuar një jetë të tërë e të marrësh pensione nga 70-100 mijë lekë, kur dihet se duke paguar ilaçet, ujë e drita është e pamundur ekzistenca. Braktisja e dhe rrjedhja e rinisë shqiptare. Kjo kondicionin pastaj që pensionet të jenë qesharake. Duhet të punojnë 3 të rinj. Është grabitur pasuria publike. Ne flasim që duhet të kemi një qeverisje për t’i shërbyer qytetarëve, më vjen keq por qytetarët për të gjitha hallet paguajën, për t’u futur në punë , për shkollë, për legalizime. Të gjitha hallet duhet t’i paguajnë.

PYETJA: A keni ju një ofertë?

SHPËTIM IDRIZI:Oferta e parë dhe më e rëndësishme ka të bëjë me faktin që çdo njeri që vjen në pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve. Për të vendosur një ekuilibër demokratik. Nuk jemi ndarë ende nga tranzicioni. Na shfaqen autoritaristë, që e kthejnë pushtetin në regjim. Siç është rasti i Ramës, e kanë problem të ikin edhe pas 8 vitesh, ku s’ka mbajtur asnjë premtim. Nga baza e jetesës, uji e drita. Një vend që ka bjerje të demokracisë. Por edhe ekonomia. Funksionimi i institucioneve. Jo ngrihet një njeri e thotë do hiqet ky, do vihet ky.

Fatkeqësisht jemi vend që nuk prodhojmë asnjë gjë. Shqipëria nuk konkurron me asnjë gjë, jemi një vend që jetojmë me remitancan, trafiqet e paratë e emgirantëve. Duhet të kthejmë resurset e këtij vendi e të rrisim shpresën. 90% e qumështit në Shqipëri vijnë nga Serbia, a thua se nuk bëjnë dot lopët tona. Por aty janë të subvencionuar. Shqipëria duhet të vendosë barriera për produktet e subvencionuara që shiten nën kosto.

Janë bërë milionat e euro si shifra, jo si para që du rrisnin pensionet. Jemi në fundin e tranzicionit, nevojë ulëritëse për ndryshim. Vetvetiu ndryshimi sjell shpresën, sjell ekonomi. Modeli i 4 viteve të fundit është modeli për t’u bërë shembull si nuk duhet Shqipëria, shqiptarët do e refuzojnë.

SHPËTIM IDRIZI:T them të drejtën është fushata më e veçantë, shumë afër njerëzve. Nevojë uleritëse për ndryshim.

Shohim një njeri që ka 23 vite në pushtet, nuk ka çfarë jep. Deri më datën 25-26 jemi të gjithë shqiptarë, ai

Erdhi si shpresë, po ikën si modeli më i keq. Ky njeri nuk do të ikë pas 8 vitesh, a thua se shqiptarët po heqin George Ëashington, por një njeri që duhet të shërbente. Duam lider të madh, që na kap gjithë pushtetet. Po ky vend ka nevojë për rrotacion, s’ka asnjë problem të iki në shtëpi.

Është obligim shumë i madh, shpresa që kanë shqiptarët tek ardhja e opozitës.

Di t’ju them këtë gjë, koha e Ramës ka mbaruar. Mirë që shqiptarët të zgjedhin, dhe më keq se Rama nuk bën askush. Programi i Bashës është shumë i mirë, me ekonomi, me taksa të ulëta.

Ajo që është më kryesorja, në vokacion të PDIU, çështja e çamëeve të shqipërisë, një padrejtësi që i është bërë gjithë shqiptarëve, aneksimi në 1913. Akoma ma shumë që kjo tragjedi u shoqërua me spastrim etnik. Gjëja e parë që kemi dashur të bëjmë fillimisht Shoqata Çamëria dhe më pas PDIU, ka qenë kombëtarizimi dhe ndërkombëtarizimi. Pra Shqipëria do të frymojë me më shumë dinjiteti dhe identitet. Mund të krijojmë tregje më të mëdhaja. Që ne kemi parë çështjen çame si çështje përbashkuese. I nderuar, para se të kalojmë në gjithë të tjerat, ne fokusohemi tek formimi i një qytetari të fortë.

Besoj dhe mendoj, ne duhet t’i tkthehemi identitetit tonë, ajo që na bën bashkë është gjuha, kombi, atdheu, flamuri.

Çamëria është për ne e gjithë shqiptarët krenari. Jemi munduar vazhdimisht, shumë, që ne të shtyjmë shumë. Mund të kujtoj faktin e rezolutës në parlament, me shumë mund, vinim nga traumë. Në 2004 kishim rënë dakord për rezolutën, dhe anëtarët e shoqatës u rrahën në dyert e parlamentitn shqiptar, a thua se kishin shkuar në parlamentin grek.

Po ashtu varrezat monumentale në Kllogjër. Ishin ata që në kalvarin biblik, 2900 prej tyre në Kllogjër vdiqën për një gotë ujë, nga sëmundjet, nga uria. Që kjo gjë mos përsëritet më në këtë Ballkan të trazuar. Harresa i kap shpejt, këto tragjedi të mëdha mos bëhen më.

Po ashtu edhe kundërshtimi i censusit, me vetdeklarim. Ishin amendamentet e PDIU që e ndaluan, që të dilnin grekë në jug. Greqia donte të shtonte minoritetet në jug. Mund të rreshtojmë faktet, që isha i vetmi që kundërshtova raportit e Dick Marty, për një arsye shumë të thjeshtë, e mendoja shumë mirë çfarë ndodhte me shqiptarët e Çamërisë, se si shtete të mëdha përmbysin të vërtetat e mëdha. Greqia u mundua të shpopullonte Çamërinë nga shqiptarët. Më pas na akuzoi ne me ligjin e luftës, me Metaksain që futi shtetin më fashist e përshëndeti pushtimin e Shqipërisë, dhe na akuzoi si bashkëpuntorëve të gjermanëve.

PDIU e bëmë një parti të rëndësishme, prej 12 vitesh parti e katërt. Kemi qenë me deputet dhe kryebashkiakë.

Nga ana tjetër Idrizi vlerëson Bashën për marrëveshjen që kanë bërë për çështjen çame, duke deklaruar se janë marrë angazhime konkrete dhe zgjidhje edhe për çështje pronësore.

Idrizi pret që në këto zgjedhje rezultati i PDIU të jetë shumë i mirë.

SHPËTIM IDRIZI: Marrëveshje solide, i vetmi që ka nënshkruar një marrëveshje në 10 vite për çështejn çame. Duke marrë angazhime konkrete. Jo vetëm me kujtesën historike, pavionin çamëria në muzeun kombëtar, komision hetimor për çështjen çame, që ramë dakord edhe me Ramën.

Por për ta futur çështjen çame jov etëm në folklorizëm, por në zgjidhje për çështjen pronëore. Sa herë e kemi pasur përballë Ramën, krijoi një parti çame, ne dolëm me 5 deputetë. I grabiti deputetë në 2017, në Tiranë e Vlorë nga PDIU. Po ju them, Rama ka ikur, PS do të çlirohet. Ne kemi me të, dhe rezultat i i PDIU me djem dhe vajza që po i japin sharmin, dhe do të jetë rezultat shumë i mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments