3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTiranë / Në 11 maj, vendimi për hapjen e kufijve

Tiranë / Në 11 maj, vendimi për hapjen e kufijve

Pas një jave qeveria shqiptare do të vendosë nëse do të hapë kufijtë me shtete të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini në përgjigje të interesimit të maturantëve të mbetur jashtë Shqipërisë dhe që kërkojnë informacion mbi afatet e provimeve të maturës.

Besa Shahini: Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve. Nëse nuk e kemi një vendim deri atëherë, do të merremi me ju individualisht.

Sa i përket testeve, ministrja deklaroi se pas datës 4 maj do të ketë informacion të përditshëm ndërsa online do të ketë shembuj të testeve.

Besa Shahini: Nga data 4 maj, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi cdo ditë do ju njoftojë për detaje të ndryshme.

Kthimi në klasa për nxënësit nuk është I detyrueshëm

Besa Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës.

Për të gjithë maturantët që do të kërkojnë q ëtë ndjekin mësimet online ose të mësojnë në shtëpi, u kërkohet që brenda datës 11 maj të informojnë drejtorinë e shkollës. Kjo për ti krijuar mundësinë që të përgatisin klasat  për respektimin e standardeve të distancimit social.

/Ora News.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments