15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShembet diga në Uzbekistan, qindra shtëpi nën ujë

Shembet diga në Uzbekistan, qindra shtëpi nën ujë

Qindra shtëpi kanë ngelur nën ujë pasi diga në provincën Sirderya të Uzbekistanit u shemb pjesërisht si pasojë e reshjeve të forta, ndërsa 70 mijë njerëz janë evakuuar nga zona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Emergjencave, Murad Sadikov, njoftoi se shembja e pjesshme e Digës së Sardobës për shkak të shirave të mëdha ka bërë që sasi e madhe e ujit të rrjedhë nga muri.

Sadikov deklaroi se tokat bujqësore dhe disa zona banimi në rajon janë përmbytur, qindra shtëpi janë dëmtuar, 56 njerëz janë lënduar, dhe se 70 mijë njerëz që jetojnë pranë digës janë evakuuar nga zona.

Ministria dje kishte bërë të ditur për një vërshim në digë.

Në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Presidencës thuhet se presidenti Shavkat Mirziyoyev, i cili shkoi në rajon pas katastrofës, është ende në vendin e ngjarjes.

Pas inspektimeve, ai është takuar me të dëmtuarit, duke premtuar përmbushjen e të gjitha kushteve për të evakuuarit.

“Do të mobilizojmë të gjitha forcat dhe mjetet. Derisa të përmirësohen kushtet, asnjë udhëheqës, përfshirë edhe mua, nuk do të shkojë askund”, ka thënë Mirziyoyev.

Diga e Sardobës, e përfunduar në vitin 2017, ka kapacitet prej 992 milionë metrash kub ujë. Ajo përdoret për ujitjen e tokave bujqësore në Sirderya dhe Xhizah.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments