11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi: Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë

Teuta Arifi: Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në profilin e saj në rrjetin social Fejsbuk bënë të ditur se sot kanë filluar vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë, si dhe ndërtimin e zhardinjerës ndarëse mes 2 drejtimeve të qarkullimit në rrugën Industriale, përcjell Zhurnal.mk

“Kjo bëhet për të pamundësuar qarkullimin e automjeteve me shpejtësi të madhe në këtë pjesë të qytetit, dhe njëkohësisht për të parandaluar aksidentet që shpesh herë rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Edhe pse bëhet fjalë për rrugë tranzite magjistrale, kjo pjesë e qytetit është dendësisht e banuar, dhe në të qarkullojnë shumë fëmijë që ndjekin mësimin në SHF “Kirili dhe Metodi”. Gjatë javës që vjen do të bëjmë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore! 

Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të mirëpresë dhe do të përmbushë të gjitha iniciativat apo kërkesat qytetare që kanë në fokus mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve!” ka shkruar Teuta Arifi

Sipas saj, gjatë javës që vjen do të bëjnë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore

Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të mirëpresë dhe do të përmbushë të gjitha iniciativat apo kërkesat qytetare që kanë në fokus mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, bënë të ditur Arifi, përcjell Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments