10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, pas 8 viteve pesë autobusët arritën sot, ndërsa do të duhet...

Tetovë, pas 8 viteve pesë autobusët arritën sot, ndërsa do të duhet 13 vite për t’i paguar (VIDEO)

Pas 8 vjetësh, banorët e Tetovës më në fund i panë pesë autobusët e parë që do të lëvizin në tre linja. Autobusët janë blerë me kredi nga Banka Botërore,jo nga buxheti komunal i Tetovës . Trafiku i autobusëve në Tetovë ka qenë një premtim parazgjedhor për 8 vite me radhë.Pa stacion autobusi qendror u panë në oborrin që e zotron Njësia e Zjarrëfiksëve në Tetovë

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Krediti prej 1.2 milion eurove të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës do të filloje të paguhet pas tre vitesh, me normë interesi prej 3%, këtë e konfirmoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas ndodhive aktuale si Komunë më borxhlie në RMV , kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës përveç pagesës së autobusëve, do të duhet të përballet edhe me borxhin prej 9,4 milion eurosh.

“Bëhet fjalë për tre ruta të cilat do të përfshinë të gjithë pjesët e qytetit dhe do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët tanë. Kjo është realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale, që pastaj komunat aplikojnë dhe marrin kredi për realizimin e të së njëjtës. Bëhet fjalë për një kategori 13 vjeçare me një normë të interesit për 3%. Në rastin konkret, komuna ka aplikuar dhe i është dakorduar një vlerë prej 1.2 milion euro, mirëpo gjatë prokurimit, për shkak të transparencës këtu komuna ka kursyer dhe janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër deri 1.2 milion euro ngelet në dispozicion për komunën e Tetovës, për projekte tjera që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” tha Fatmir Besimi, ministër i Financave ministër i vetëm i BDI-së që 24 orë punon si edhe njëri ndër nxitësit si dhe këmbëngulësi i këtij projekti por edhe miratuesi ,si qytetar i ndërgjegjshëm për qytetin e vet Tetovën

Ende nuk dihen detaje se kur edhe si do të funksionojnë këta autobusë, gjithçka do të merret vesh pas 28 janarit, kur edhe do të mbahet seanca e këshillit komunal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments