16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeJa sa do jetë bileta në autobusët urban të Tetovës

Ja sa do jetë bileta në autobusët urban të Tetovës

Kryetari i Këshillit të komunës të Tetovës, Bekim Mehmeti, ka përshkruar tarifat me rastin e ardhjes së autobusëve të rinj në Stacionin e Autobusëve në Tetovë.

Z. Bekim Mehmeti ka falënderuar këshilltarët komunal pa përjashtim që deri më tani kanë kontribuar që të jetësohet ky projekt shumë domethënës për Komunën e Tetovës. Ai ka shtuar se “gjithashtu, nuk duhet harruar edhe përfaqësuesit e ndërmarrjes dhe të gjitha palët e tjera të involvuara në këtë proces”.

Ja postimi i z. Mehmeti:

Sot edhe zyrtarisht autobusat arritën në qytetin e Tetovës.
Ka ngelur edhe pak punë teknike që ato të hynë në përdorim dhe që përfundimisht qytetarët tu’a shohin hajrin. Shpresojë që ti ruajmë dhe ti shtojmë në vitet e ardhshme.
Këshilli drejtues i ndërmarjes publike “Tetova Transport” Tetovë në mbledhjen e saj me datë:25.12.2020 solli edhe vendim për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ndërmarjes. Të cilët në seancën e rradhës të Këshillit të Komunës si THEMELUES pritet që të votohen.

Çmimet e biletave do ndahen në 5 kategori, A , B , C , D , E dhe fillimisht do ketë 3 linja të tranaportit publik.

Bileta bazë : për kategorin A do kushtojë 20 denarë për një vozitje
Bileta mujore 900 denar,
Bileta vjetore 9000 denar.

Kategoria B, për studentë deridiplomik dhe administratorë publik: për të gjitha linjat 20 denar për një vozitje,mujore 350 den,vjetore 3500 den.

Kategoria C për pensionist,persona të moshuar(mbi 62 vj.) si dhe persona me nivel të ulët të invaliditetit : për të gjitha linjat 20 den,mujore 350 den,vjetore 3500 den
Kategoria D, biletë për të punësuarit në Komunën e Tetovës si dhe të punësuarit në organet e themeluara nga Komuna e Tetovës, për të gjitha linjat bileta do kushtojë 20 den,mujore 450 den,dhe vjetore 4500 den

Kategoria E, bileta për personat me invaliditet mbi 80% do jetë falas.
Falemenderojë këshilltarët komunal pa përjashtim që deri më tani kan kontribuar që të jetësohet ky proekt shumë domethënës për Komunën e Tetovës. Gjithashtu, nuk duhet haruar edhe përfaqësuesit e ndërmarjes dhe të gjitha palët e tjera të involvuara në këtë proces.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments