Fatmir Besimi: Muajt e ardhshëm do të shihen efektet e masave qeveritare

89

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se në tremujorin eparë dtë këtij viti do të shihen efektet nga masat të cilat Qeveria përmes buxhetit shtetëror i ndërmerr e që kanë për qëllim të stabilizojnë ekonominë në gjendje krize.

Ai tha se ka edhe mjete tjera për paketën për vitin 20201 krahas 85 milionë eurot të buxhetit shtetëror për mbështetjen e ekonomisë, sektorin shëndetësor dhe kategoritë sociale, të cilët i ndjejnë efektet nga kriza e COVID-19.

“Gjatë kësaj periudhe po bëhen komunikime, ndërsa në procedurë kuvendare duhet të përfundojë Ligji për skemë të garantuar. Përmes bankës zhvillimore do të merren kredi shtesë për subjektet juridike”, tha Besimi.

Sipas tij, granti që shkon nga Bashkimi Evropian, përkatësisht 31 milionë eurot që shkojnë me kushte më të volitshme dhe 30% për subjektet juridike, tashmë është në fazën e realizimit.