6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKUVENDI PA KUORUM, ME 53 PIKA NË REND DITE

KUVENDI PA KUORUM, ME 53 PIKA NË REND DITE

NJË DEPUTET I PREKUR NGA COVID, NJË TJETËR TESTOHET


Mungesa e një deputeti që është i sëmurë me virusin korona dhe një tjetër që testohet për prani të virusit, e kanë lënë shumicën parlamentare pa kuorum për votim. Në seancën e sotme të Kuvendit ka 53 pika në rend të ditës, në mesin e të cilave edhe propozimi për ndryshime në ligjet për ilaçe, për pagesën e pensioneve, tokave bujqësore, si dhe pika për interpelancën e zv/kryeministrit për çështje evropiane Nikola Dimitrov.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për ilaçe me procedurë të shkurtuar është vetëm një nga 53 pikat në rend të ditës në seancën e 30-të të Kuvendit, e cila sot filloi me 2 orë vonesë, ndërsa pas një kohe të shkurtër u ndërpre. Shumica në pushtet nuk kishte kuorum për të votuar.

JOVAN MITREVSKI, LSDM

“Një deputet është pozitiv, ndërsa një deputet tjetër pret rezultatet e testimit.”

Opozita e cila në kushte të krizës korona kategorikisht ka refuzuar që Kuvendi të mund të punojë edhe online, sot e akuzoi shumicën parlamentare  për pengesë të punës në Kuvend.

NIKOLA MICEVSKI, VMRO-DPMNE

“Opozita është e pranishme në Kuvend dhe do ta keni afër derisa përpiqeni përpiqeni që në këtë mënyrë ta prezantoni demokracinë. Ajo që e kemi thënë që nga fillimi tregohet në vepër, me 62 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në tempullin e demokracisë silleni sikur të keni 100 deputetë.”

Pasoi replika, në stilt ë ngjajshëm.

JOVAN MITREVSKI, LSDM

“Kur kolegu Micevski mendon se siç duket opozitën do ta keni afër me siguri mendon për atë tavolinën mbas kur të gjithë hyjnë të nënshkruajnë dhe ta lëshojnë sallën. Pse e bëjnë këtë, le ta vlerësojnë qytetarët.”

Kthimi i goditjes, në kontekst të rendit të ditës është theksuar nevoja për ndryshim  të Ligjit për ilaçe për shkak të procesit të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut, siç tha Mitrevski.

NIKOLA MICESKI, VMRO-DPMNE

“Është dashur të flasim për vaksina, rajoni vaksinon, bota vaksinon, ndërsa ne flasim për frigoriferët dhe për vaksinat, si nuk ju vjen turp?

Kuvendi sipas Kryetarit Talat Xhaferi vazhdimin e seancës e ka caktuar për atëherë kur deputetët e sëmurë do të kthehen në Kuvend. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments