6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTETOVË: NË PRANVERË – TRASË E RE PËR UJËSJELLËSIN

TETOVË: NË PRANVERË – TRASË E RE PËR UJËSJELLËSIN

CEKA: UJI TË MOS KEQPËRDORET, PAGUANI RREGULLISHT FATURAT!


Dëmtimi I ujësjellësit në Malësit të Tetovës, së pari për shkak të rëshqitjes së dheut dhe së dyti për shkak të lëkundjeve të tërmetit, shkaktuan ndërprerje të ujit në Tetovë dhe reagime të shumta nga qytetarët dhe shoqëria civile. Nga Ndërmarrja Komunale e Tetovës thonë se kanë rregulluar edhe problemin e dytë. Duke u prononcuar për emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni, Drejtori Xhelal Ceka tha se aktualisht Tetova furnizohet me 300 litra ujë në sekondë dhe se kjo është e mjaftueshme, por që në të ardhmen të mos shfaqen sërish probleme të kësaj natyre, ai paralajmëron edhe një ndërhyrje tjetër në rrjetin e ujësjellësit.

XHELAL CEKA – DREJTOR I NPK “TETOVA” – TETOVË

“Do duhet të depërtojmë në rrjetin e ujësjellësit që kemi në këtë pjesë do të të shkojmë diku te 100 metra më lartë ku toka është e fuqishme dhe nuk ka rrëshqitje për ta punuar një trasë të re diku te 112 metra dhe unë shpresojë se me këtë intervenim që ne duam ta bëjmë në pranverë duke filluar nga muaji Prill ta eliminojmë këtë rrëshqitje”

Këto komente Drejtori Ceka I bëri në Ditën Ndërkombëtare të Ujit duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e keqpërdorin ujin, si dhe rregullisht të bëhet pagesa e faturave të cilët, për momentin, paraqesin burim të vetëm të të ardhurave të kësaj ndërmarrjeje. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments