6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Plagjiaturat”, Inspektorati i Arsimit hyri në UT

“Plagjiaturat”, Inspektorati i Arsimit hyri në UT

Inspektorati shtetëror i Arsimit është duke bërë inspektim të jashtëzakonshëm në Universitetin e Tetovës gjegjësishtë në Fakultetin e Mjekësisë.

MUSLIU: ZBATIMI I LIGJIT DHE CILËSIA

Duke komentuar hyrjen e inspektorëve të arsimit në Universitetin e Tetovës pas zërave dhe një afere që shumë kush e quan edhe skandal të plagjiatuarave nga pedagog të Universitetit të Tetovës, në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, Ardian Musliu – Drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, thotë se janë duke e zbatuar ligjin lidhur me pikat konkrete që janë parashtruar në parashtresë. Ai thotë se inspektimi tashmë ka filluar.

“Pas pranimit të një parashtrese në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit për disa parregullsi, siç I theksuat edhe ju, për Fakultetin e Mjeksisë, Ne si Inspektoriat jemi të obliguar me ligj që të realizojmë inspektim për ato pika konkrete që janë të parashtruara në parashtresë dhe inspektimi ka filluar. Nuk e dijmë se sa do të zgjas dhe akoma nuk kemi një epilog apo një pasqyrë reale të asaj së çfarë kemi aty konkretisht. Këtu dua të theksoj se kjo është punë e jona e përditshme. Është një rast I izoluar si të gjitha rastet tjera. Pavarësisht se është në Universitetin e Tetovës apo në tjetër universitet, detyra jonë, e Inspektoratit te Arsimit, është ruajtja dhe rritja e cilësisë së arsimit dhe zbatimi të ligjit” – ka deklaruar për Klan Maqedoni, Ardian Musliu – Drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit.

/KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments