3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejd: Koordinim “urnebes” tek spikeri Talat Xhaferri, në interes të kujt...

Skender Rexhepi-Zejd: Koordinim “urnebes” tek spikeri Talat Xhaferri, në interes të kujt punon!

Koordinim “urnebes” tek spikeri Talat Xhaferi në kohëzgjatje prej dhjetë minutash. Kështu koordinatori i grupit parlamentar AA/A Skender Rexhepi e ka përshkruar koordinimin e mëngjesit ku temë kryesore ishte seanca e nesërme parlamentare ku deputetët duhet t’i votojnë ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike.

Ai për “Slloboden Peçat” thotë vetëm sapo filloi koordinimi, spikeri e ndaloi.

Aleanca dhe Alternativa deri tani deponuan 32.000 amendamente dhe thonë se nuk do t’i tërheqin deri sa nuk ka dialog për Ligjin e shtetësisë. Sipas Rexhepit ato i bllokojnë ligjet ekonomike, sepse kërkojnë debllokim të Ligjit për shtetësi.

“Nëse debllokohet Ligji për shtetësi, atëherë do të debllokohen edhe të gjitha ligjet tjera. Në llogari të dialogut, pushteti një kohë më të gjatë, po bëhet e shurdhër dhe luan me emocione. I bind qytetarët se Aleanca dhe Alternativa janë kundër interesit të qytetarëve. Jemi të vetëdijshëm se ky bllokim nuk është i rastësishëm dhe se të gjitha ligjet janë në interes të qytetarëve. Në koordinimin kërkova të debllokohen të gjitha ligjet, veçanërisht edhe propozimi ynë. Pasi që pushteti pretendon se ka versionin e saj për Ligjin për shtetësi, propozova të ulemi dhe t’i harmonizojmë të dy ligjet. Të bëjmë një në interes të qytetarëve, për të cilët shtetësia është e patjetërsueshme. Të gjithë heshtën. Konstatova se nuk kanë një propozim të atillë, por vetëm flasin kot para mediumeve, thotë Rexhepi.

Sipas Rexhepit koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski njoftoi se deputetët, do të jenë të pranishëm në seancë, por me kusht që në rend dite të vihen vetëm pikat nga pakoja e pestë e masave ekonomike.

Edhe ky propozim si dhe propozimi i AASh/A, janë refuzuar.

Ndër pikat e rendit të ditës në këtë seancë janë ligjet nga pakoja e pestë e masave për menaxhim me Kovid-19: Propozim ligji për mbështetje financiare të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari në mënyrë të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19, për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, Propozim ligji për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19, për shkak të pagesës së rrogave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, si dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për tatim të të ardhurave personale, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Nesër deputetët duhet të deklarohen edhe për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior, ndërsa në rend dite të seancës së 36-të plenare janë edhe interpelancat e deponuara nga opozita, propozim ligji për anulimin e ligjit për regjistrim i VMRO-DPMNE-se dhe të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments