8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKoalicioni Aleanca-Alternativa: Pa ujë, nuk ka jetë në përgjithësi por nuk ka...

Koalicioni Aleanca-Alternativa: Pa ujë, nuk ka jetë në përgjithësi por nuk ka as jetë të shëndetshme e të dinjitetshme

Qasja në ujë të pijshëm është e drejtë themelore e njeriut. Pa ujë, nuk ka jetë në përgjithësi por nuk ka as jetë të shëndetshme e të dinjitetshme. Kriza aktuale shëndetësore na i ka rikujtuar këto fakte në mënyrë brutale.

Por ku më tepër se në Maqedoninë e Veriut, qasja në ujë të pijshëm merr edhe dimension kolektiv dhe etnik. Ndërsa kremtojmë ditën ndërkombëtare të ujit, e tridhjeta me radhë që nga pavarësia e vendit, qasja në ujë të pijshëm vazhdon të jetë dyfish e segreguar: në aksin urban-rural dhe në atë etnik. Shqiptarët e zonave rurale, por jo vetëm, janë dyfish të diskriminuar për shkak të investimeve publike të dirigjuara politikisht dhe eksploatimit, siç na e kujtojnë protestat e këtyre ditëve në Tetovë dhe Konjare.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë një plan të qartë për të dalë nga ky mjerim. Ne kemi propozuar një Plan për rivitalizimin e vendbanimeve prej 500 milionë eurosh për të përkrahur investimet publike për nevojat elementare jetësore, si ujë për pije, kanalizim, asfaltim dhe ndriçim të vendbanimeve. Veç kësaj kemi propozuar edhe Fondin për zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara prej 100–200 milionë eurosh (1%-2% të PBV-së) që të eliminohet dispariteti në zhvillimin e komunave. Do të vazhdojmë angazhimin tonë në këtë rrafsh deri në realizimin e këtyre synimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments