15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeTetovë: A i largoi komuna merimangat që faji ti mbetet policisë në...

Tetovë: A i largoi komuna merimangat që faji ti mbetet policisë në prag të zgjedhjeve parlamentare

Komuna e Tetovës para disa javëve ka ndërprerë kontratën e nënshkrua në maj-qershor 2022 me kompaninë që ndërmarrja Parkingu i qytetit kishte marrë në huazim dy kamion merimangë, ndërsa si arsyetim kishin marrë për bazë ankesat e qytetarëve ndërsa komuna ndante fitimin me kontraktuesin  e kësaj kompanie private sipas marrëveshjes që parashihte që 70% të fitimit e merrte kompania private dhe vetëm 30% komuna, shkruan Top24.

“Sa i përket merimangës, ne i marrin parasysh kritikat e qytetarëve, të mediumeve, të përfaqësuesve të mediumeve për shkak se bëhej fjalë për një kontratë që llogaritej problematike kontrata. Ne kemi dhënë udhëzim tek ndërmarrja që të ndryshoj kontratën dhe nga viti të ri shpall kontratë për shfrytëzim të automjeteve me qira për shkak se ndërmarrja nuk është në gjendje të blejë dhe të siguroj vetë dhe do të shohim nëse do të paraqiten kompani atëherë do të shkojmë me qiramarrje të dy apo më shumë, në bazë të kërkesave të ndërmarrjes”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por një muaj pas kësaj kryetari i komunës së Tetovës së bashku me bashkëpunëtorët dolën për t’i bërë thirrje policisë së Tetovës që të bashkëpunojë me pushtetin lokal për të zgjidhur kaosin në qytet dhe të mos merret me politikat ditore. Kërkojmë nga policia e komunikacionit që të vendos rregull dhe të mos lejojë veturat të parkohen në vendet jo adekuate, të ndërmerr masa për të larguar veturat të cilat parkohen paralel me vendet që janë të caktuara për parkim zonal sepse kjo është nën kompetencat e tyre, tha kryetari i komunës së Tetovës.

Por kjo tendencë e Kasamit shihet si tentim për tia lënë fajin policisë së Tetovës për mos efikasitet pasi policia nuk disponon Merimanga përmes të cilave do të mund të lironte hapësirat që kërkon Kasami. Ndryshe parkingjet zonale dhe vendosja e sinjalistikës është kompetencë e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” dhe sektorit për veprimtari komunale në Komunën e Tetovës.

Ashtu si më parë Policia bën vetëm asistencë gjatë aktiviteteve të NP-Parkingu i qytetit të cilën tani më po e bën duke shoqëruar kamionin Merimangë i cili i vetëm po vepron në rrugët e qytetit pasi dy kamionët tjerë nuk dalin në shërbim për shkak se NP-Qytetit ndërpreu kontratën me kompaninë private, shkruan Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments