15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeNga sot transport me helikopterë falas për rastet më urgjente

Nga sot transport me helikopterë falas për rastet më urgjente

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski sot në Manastir kanë promovuar helikopterin me pajisje të reja për ndihmë emergjente mjekësore. Mjeti është siguruar përmes bashkëpunimit me policinë sllovene, e cila ka dhuruar pajisje për rikuperimin e një helikopteri, i cili mund të përshtatet për helikopterë të shumtë. I gjithë ndërrimi i pajisjeve zgjat rreth 15 minuta dhe ndërhyrja nga çdo pjesë e vendit mund të kryhet në 40 minuta. Ministri i shëndetësisë tha se po bëhet një hap i rëndësishëm për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.

FATMIR MEXHITI

“Me këtë bashkëpunim mes dy ministrive të Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme, mundësojmë veprimin e përbashkët të pjesëtarëve të njësisë së helikopterëve pranë MPB-së dhe institucioneve shëndetësore, pra përdorimin e helikopterit për transportin e pacientëve. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe Spitali ‘8 Shtatori’ do të sigurojë një ekip profesional me përvojë për të shoqëruar pacientin. Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbrojtje më të mirë si dhe transport më të shpejtë të pacientëve drejt institucioneve shëndetësore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments