Të hënën takohen Zaev dhe Mickoski. Reagon Afrim Gashi i AAA

34

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka konfirmuar takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai njoftoi se takimi do të mbahet të hënën, në ora 13:00 në Klubin e deputetëve.

Ky takim vjen pas thirrjes që Mickoski ia bëri Zaevit për takim sy më sy, e ndërkaq Zaevi e pranoi të njëjtën.

Takimi do të mbahet më 29 mars.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar pasi kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të realizojë të hënën takim me kryetarin e VMRO-së, Hristijan Mickoski.
“Zoran Zaev, prej kur ke filluar me takime njëetnike për çështje shtetërore? Çka do thoshe po t’ia fusnim edhe ne një takim shqiptarësh?! Ku na shpie kjo? A hoqe dorë më prej thirrjes për “një shoqëri” apo atij slogani i ka munguar një fjalë – “një shoqëri maqedonase”?, shkruan Gashi.