16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeTaravari: Shqiptarëve të Maqedonisë u nevojitet një Kushtetutë e re që përkon...

Taravari: Shqiptarëve të Maqedonisë u nevojitet një Kushtetutë e re që përkon me realitetin demografik.Koalicion me BDI-në jo, do ta fitojmë atë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në intervistën “Politico” te Kanal 10 foli për nevojën që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një Kushtetutë e re, për shkak se, siç thotë Taravari, është e padrejtë.

“Unë si kandidat për president e kam thënë njëlloj sikurse presidenti aktual Pendarovski, i cili para 6-7 muajve propozoi që Maqedonia duhet të bisedojë dhe të hapë debat për një Kushtetutë të re. Unë absolutisht pajtohem se Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re sepse kjo Kushtetutë aktuale e Maqedonisë është votuar në vitin 1991 dhe është përgatitur ekspertët për 2-3 muajve, edhe pse Kushtetutës i duhet minimum 1 vjet për Kushtetutë kualitative”, tha Taravari duke shtuar se Kushtetutën e vitit 1991 nuk e kanë votuar shqiptarët, ndonëse është përditësuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas Taravarit, shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për një Kushtetutë të re e cila do të reflektojë realitetin demografik të Maqedonisë së Veriut dhe se me regjistrimin e fundit, maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët janë 31% dhe nuk duhet të barazohem me pakicat tjera.

Në pyetjen se kush e pengon miratimin e një Kushtetutë të re, Taravari theksoi se problemi kryesor në Maqedoni është ndikimi serb.

“Këtu Serbia ka ndikim të jashtëzakonshëm, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi janë dy shtetet ku Serbia ka më së shumti ndikim”, tha Taravari.

.Arben Taravari ka theksuar që ai nuk do të koalicionojë pas zgjedhjeve parlamentare me BDI-në pasi që koalicioni VLEN do ta fitojë BDI-në.

‘Kolaicion me BDI-në nuk do të bëjmë, pasi ne do ta mundim BDI-në. Nëse është nevoja për marrëveshje për partitë politike shqiptare, ne jemi të hapur, ashtu siç kemi votuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2019, apo kemi dhënë përkrahje nga opozita për çështje të caktuara për avancimin e shqiptarëve, siç ishte Ligji për zbatimin e gjuhëve, apo edhe për votimin e kryeministrit të parë shqiptar, që ka rol teknik.’ – theksoi Arben Taravari.

Ai gjithashtu ritheksoi për Politiko, që VLEN do të ketë si parakusht ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë e ardhshme:

VLEN si parakusht do të ketë ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë e ardhshme, pasi që vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër pos integrimeve evropiane, këtu besoj të gjithë partitë politike shqiptare janë të njëzëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments