10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeTaravari, banor në lagjen elitare në Shkup! Bleu shtëpi luksoze me çmim...

Taravari, banor në lagjen elitare në Shkup! Bleu shtëpi luksoze me çmim gati falas

Po bëhet pothuajse një vit prej kur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u bë banori më i ri resident i kryeqytetit, kjo pasi ai investoi në një pronë familjare, një shtëpi luksoze në një ndër lagjet më të shtrenjta në Shkup.

Në lagjen Karposh, ku çmimi real për blerjen e patrundshmërive varijon prej 1400 euro për banesa ndërsa edhe më i lartë për shtëpi, Taravari bleu një shtëpi me një çmim tepër të ulët, prej 576 euro për metër katro, pra më lirë se sa gjysma e çmimit real në tregun e pronave.

Ky informacion zyrtar ndonëse u publikua nga faqja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mirëpo nga Taravari kurrë nuk pati një përgjigj që do e arsyetonte pronën të cilën e posedon…

Por, a është real çmimi, kur dhe nga kush e bleu shtëpinë Arben Taravari?

Detajet e shtëpisë
Lagjja: Karposh, Shkup
Sipërfaqja: 261m2
Çmimi: 150 475 €
Sheshi: 576 €
Kujtojmë se paga e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si kryetar i komunës së Gostivarit është rreth 2.000 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments