17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi akuzon Arsovskën.(As)kush nuk kujdeset për oborrin e Qeverisë , ajo i...

Talat Xhaferi akuzon Arsovskën.(As)kush nuk kujdeset për oborrin e Qeverisë , ajo i thotë se nuk i di obligimet që i ka

Kështu duket oborri i Qeverisë pak ditë para se të përfundojë me punë Qeveria teknike.

Bari ka arritur në lartësi deri mbi 1 metër.

Për këtë lënie pas dore të oborrit të ekzekutivit, pyetëm kryeministrin teknik Talat Xhaferin. Ai gishtin e drejton kah Qyteti i Shkupit, më saktë ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime”.

“Kanë mjete paraprake të parapara për këtë funksion që e ka dhe kompetencë, këtë përgjegjësi. Qeveria normal se nuk është e kënaqur që ka një pamje të tillë oborri. Por as nuk mundet dhe as nuk duhet të planifikojë mjete paralele financiare për faktin që nuk e ka atë kompetencë dhe për çështje që nuk i ka kompetencë nuk mund edhe të harxhojë mjete financiare”, tha Xhaferi.

Nuk vonoi përgjigja e Qytetit të Shkupit. Thonë se Xhaferi si duket nuk e di se kush duhet të kujdeset për oborrin e Qeverisë.

“Talat Xhaferi nëse deri tani nuk e ka ditur se vet duhet ta mirëmbajë oborrin e tij, këtë leksion as sot nuk do ta mësojë sigurisht. Nga u.d kryeministri nga Forina, që kur del nga shtëpia e deri në Qeveri i fikë të gjitha semaforët gjatë rrugës dhe krijon kaos në qytet, nuk pritet se do të duhej ta dinte çfarë obligimesh ka, ai e di vetëm çfarë përfitimesh mund të shfrytëzojë”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit sqarojnë se ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime” kujdeset vetëm për bulevaret e qytetit dhe hapësirat të cilat janë nën kompetenca të ndërmarrjes sipas ligjit. Nëse duan që ta mirëmbajnë edhe oborrin e Qeverisë, atëherë thonë se duhet të lidhin marrëveshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments