15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj /“ Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”

Dritan Goxhaj /“ Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”


Shqiptarët që kanë jetuar në hapësirat e tyre autoktone në ish Jugosllavi,
sidomos ata që kanë përjetuar vitet 80 janë hasur shpesh me termin e
përdorur nga politika serbe e kohës, por edhe e atyre shqiptarëve që i
shërbenin atij pushteti pushtues, “Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”.
Më vonë pasi shqiptarët u lejuan të regjistronin partitë e tyre politike që nuk
kishin si pjesë të programit të tyre bashkimin kombëtar, këto dy terma të
mësipërm u kthyen në “ Shqiptarët e ndershëm” dhe “Shqiptarët e shitur”.
Këto shprehje jo vetëm që e fyenin njeriun atëherë dhe sot, por ato e fyjnë
edhe kombin.
Ndërsa sot që serbët nuk e bëjnë më këtë, pasi që pas luftës së UÇK-së
shqiptarët në përgjithësi nuk janë më as të ndershëm për serbet, e as të
tyre.
Këtë punën e ndarjes së shqiptarëve në po të njëjtat hapësira të tyre
autoktone në ish Jugosllavi, kujdesen që ta bëjnë Tirana, dhe Prishtina
zyrtare.
Për nevoja të vetëm kapitalit të tyre politik, Tirana dhe Prishtina zyrtare e
bënë këtë me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Dhe pasi i ndanë e përçanë shqiptarët, ku fitues doli vetëm Sërbia e
Vuçiçit, e panë oportune që t’i suleshin në të njëjtën mënyrë edhe
shqiptarëve në Maqedoni.
Për këtë shfrytëzuan fushatën elektorale të atjeshme.
Prishtina zyrtare nëpërmjet kryeminstrit të saj ndoqi rrugën më primitive,
atë të vajtjes direkt dhe mbështetjes së njërës palë të shqiptarëve, ndërsa
Titana zyrtare u tregua më perfide, ajo zgjodhi që mos të shkonte atje, por
të ftonte këtu udhëheqësin e njërës palë (Ali Ahmetin) dhe ta shpallte atë
qytetar nderi të Tiranës.
Po e njëjta bashki socialiste që e shpalli “Qytetar Nderi” edhe Goran
Bregoviçin që i këndonte çetnikëve serbë.
Dhe kështu të ndarë e të përçarë nga Tirana e Prishtina, shqiptarët në
Maqedoni vajtën në zgjedhje.
Dhe tashti paturpësisht, njëra palë i gëzohet vasalitetit të ri, e tjetra qan
vasalitetin e vjetër.
Dhe tashti pala e mbështet nga Prishtina zyrtare feston se do jetë vasale e
re e po të njëjtët maqedonëve, të cilët kur kjo palë shqiptarësh ishin bashkë
me palën tjetër të Ali Ahmetit, i vriste shqiptarët në Brodec, i vriste
shqiptarëve tinëzisht e pabesisht Harun Aliun, ju montonte atyre procese
gjyqësore për t’i dënuar me disa qindra vjet burgim, njësoj si në kohën e

Rankoviçit, dhe mbi të gjitha ju vriste e ju burgoste shqiptarët e Kodrës së
Trimave në Kumanovë.
Por tashmë këto nuk kanë rëndësi, pasi rëndësi ka vetëm vasaliteti i ri dhe
copat e pushtetit që do të marrin, pamvarësisht se asnjëherë nuk kanë
mbajtur një përgjegjësi për ato që u shkrujtën më lart.
Po ashtu edhe pala tjetër, ajo e mbështetur nga Tirana zyrtare, që është aq
fajtore sa edhe vetë maqedonët që fituan zgjedhjet për atë çka ju ka
ndodhur shqiptarëve në Maqedoni që prej 2001, sot ajo vajton mos qënien
më vasal të maqedonëve në pushtet.
Pra Tirana dhe Prishtina zyrtare ja arritën qëllimit që t’i përçajnë e ndajnë
shqiptarët në Maqedoni, në mënyrë që aty të vinë në pushtet sërish
vrasësit e vjetër të shqiptarëve.
Në vend që këto dy qendra të shqiptarisë të mundoheshin të bashkonin të
paktën vetëm për arsye zgjedhore shqiptarët në këtë Maqedoni, ku të
mund të dilnin me një kandidad të tyre të vetëm për president, gjë që mund
të sillte edhe deri tek një zgjedhje e tillë.
Pasi bashkimi i shqiptarëve në zgjedhje, do i detyronte maqedonët e
përçarë të bënin një zgjedhje të vështirë, që në rast se do ishte e gabuara,
mund të sillte deri në shpërbërje të kësaj krijese artificiale të qujatur tashti,
edhe me votat antikombëtare shqiptare të po këtyre palëve, Maqedonia e
Veriut, për hatër të grekëve.
Por tashmë termat e mësipërmën që një herë e një kohë ishin “Shqiptarët
tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”, dhe që më vonë po vetë shqiptarët i
shndërruan në “ Shqiptarët e ndershëm” dhe “Shqiptarët e shitur”, tashmë
Tirana zyrtare i vuri një cilësor të ri, pasi kreu i kësaj Tirane zyrtare,
Kryeministri i Shqipërisë Rama e konsideroi Ahmetin “ një shqiptar, ndër
më të mirët”.
Dmth tashti shqiptarët ndahen në “Shqiptarë të këqij” dhe “Shqiptarë të
mirë”.
A nuk duket kjo po e njëjta çorbë e vjetër e Beogradit?!
10 maj 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments