16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSveçla: Milun Milenkoviq-Llune, për krimet e kryera , do të përballet me...

Sveçla: Milun Milenkoviq-Llune, për krimet e kryera , do të përballet me drejtësinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duke arrestuar kriminelët, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët e Kosovës.

Sveçla ka theksuar Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.Ndryshe, autoritetet në Serbi nuk kanë ofruar informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga Serbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments