15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeStrasburg/ “Debat historik”, publikohet lista: Këta janë përfaqësuesit e Kosovës e të...

Strasburg/ “Debat historik”, publikohet lista: Këta janë përfaqësuesit e Kosovës e të Shqipërisë që do të flasin

“Një debat historik do të nisë në Strasburg: A do t’ia hapë PACE derën anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës?”, Kështu shkruan në “X”, Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, duke paralajmëruar debat dinamik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Knaus ka publikuar një listë të folësve që do të marrin pjesë në këtë diskutim përpara votimit. Deputetët kosovarë Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci do të jenë anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të flasin në Amablenë Parlamentare, raporton Gazeta Express.

Nga Shqipëria do të flasin katër përfaqësues që do ta marrin fjalën: Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj. Në listë janë gjithsej 59 përfaqësues nga shtete të ndryshme që do të flasin, ndër të cilët 6 serbë.

Paraprakisht, në emër të grupeve politike do të flasin Iulian Bulai nga Rumania, Alexis Tsipras nga Greqia, Frank Schwabe nga Gjermania, Ingjerd Schie Schou nga Norvegjia dhe Zsolt Nemeth nga Hungaria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments