15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëRepki i Vogël nga Batinca u arratis nga Idrizova, ka qenë arsye...

Repki i Vogël nga Batinca u arratis nga Idrizova, ka qenë arsye e një përleshje të madhe në burgun e Shtipit

Në pranga kanë përfunduar 17 pjesëtarë të policisë së burgjeve në Idrizovë, pas aksionit të sotëm të Departamentit për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda në MPB. Ndaj gjashtë prej tyre është hapur hetim në lidhje me arratisjen e të burgosurit Zulqufli Nuredini nga fshati Batincë, i njohur në nëntokën e Shkupit si Repki i Vogël. Në maj të vitit 2022, Repki u dënua me tetë vjet e gjysmë burg për vrasje, iformon PRESSonline.al

“Prokurori publik në fjalë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj gjashtë personave, pesë prej të cilëve dyshohet se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë kryer veprën penale “lehtësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria” sipas nenit 372 paragrafi 2 i Kodit Penal, ndërsa një person dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale”, bëjnë të ditur nga PTHP PKOK.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që Repki ishte duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor në burg dhe në ditën kritike, më 26 tetor të vitit të kaluar, i shoqëruar nga dy policë të dyshuar të burgut, ai shkoi në dhomën e pirjes së duhanit në afërsi të spitalit. Ai kaloi rreth gjysmë ore aty, pas së cilës zyrtarët e dyshuar të burgut u larguan duke e lejuar atë të arratisej.

Të dyshuarit për arratisjen nuk ua kanë raportuar udhëheqësve të drejtpërdrejtë në Idrizovë, as kolegëve të ndërrimit të dytë, por janë ulur pa Repkin në apartamentin e zbrazët në spital ku janë gjetur nga pjesëtarët e policisë intervenuese.

11 policët e tjerë të burgut për të cilët është hapur hetimi paraprak janë ndaluar, pasi kanë lejuar Repkin të largohet për disa orë nga burgu pa pasur leje.

“Gjatë qëndrimit të të dënuarit, në cilësinë e bashkëkryerësve, përderisa kanë qenë në ndërrim, kanë liruar të dënuarin të cilit i është besuar kujdestaria, i cili është larguar nga objekti shëndetësor pa shoqërim dhe është kthyer pas një mungese disa orësh”, njoftojnë nga PTHP PKOK, përcjell PRESSonline.al

E derisa po përgatitej aksioni për burgosjen e zyrtarëve të burgut, Repki ishte në qendër të ngjarjeve në një burg tjetër, atë të Shtipit, ku u transferua pas problemeve që i shkaktoi në Idrizovë.

Babai i tij raportoi se Repki kishte frikë nga një sulm gjatë natës. Vetëm pak minuta pas denoncimit, mes dy grupeve të të burgosurve shpërtheu një sherr. Sherri ka ndodhur në mesnatë dhe para burgut kanë mbërritur si përforcime 30 persona me dhjetë automjete.

Ka ndërhyrë policia e burgjeve, por edhe njësia speciale nga Shkupi të cilët kanë gjetur grupin para portës. Pasojat më të mëdha i ka pësuar një punonjës i burgut, i cili ka mbetur i plagosur nga ngjarja. Burgu i Shtipit që atëherë është nën një siguri të fortë policore.

Dhe oficerëve të burgut tani po u kërcënohet jeta pas hekurave. Për veprën penale “Lehtësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” parashikohet dënim me burg nga një deri në 10 vjet. Për veprën penale – “Lirimi i paligjshëm i personit të privuar nga liria” është paraparë dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet.(PRESSonline.al)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments