17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeProkuroria Publike: DERI NE MBYLLJE TE VOTIMIT NUK KA ARRITUR ASNJË KALLËZIM...

Prokuroria Publike: DERI NE MBYLLJE TE VOTIMIT NUK KA ARRITUR ASNJË KALLËZIM PËR VEPRIM PENAL LIDHUR ME ZGJEDHJET

Deri në mbylljen e vendvotimeve në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë [email protected] nuk është pranuar asnjë kallëzim për vepër penale lidhur me zgjedhjet, njoftoi sonte nga Prokuroria.

– Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha të procesit zgjedhor. Nuk janë vërejtur incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor, thuhet në njoftim.

Siç informon JO, komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar detyra të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor.

  • Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Соопштение

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments