12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeDonika Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan

Donika Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan

“Ideja e shkëmbimit apo e ripërcaktimit të territoreve mund të çojë në një luftë të re në Ballkan”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, teksa ka komentuar për gazetën ukrainase “European Pravda”, situatën në Kosovë dhe raportet e tensionuara me Serbinë.

Kryediplomatja nuk e sheh si zgjidhje shkëmbimin e territoreve, pasi sipas saj alternativë është integrimi i komunitetit serb.

“Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re”, ka thënë Gërvalla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments