12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmePezullohet përkohësisht rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve

Pezullohet përkohësisht rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë(KSA) shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve lidhur me rritjen e çmimeve në bazë të premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit, njoftojnë nga Ministria e Financave. Komisioni udhëzoi Byronë Kombëtare të Sigurimeve dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve që në fund të ditës t’u propozojnë kompanive të sigurimeve që të pezullojnë vendimet për rritjen e kostove dhe t’i kthejnë ato në nivel para datës 25 prill 2024.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Ky vendim ka për qëllim sigurimin e transparencës dhe parashikueshmërisë së proceseve, duke pasur parasysh se kompanitë, as individualisht dhe as nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Sigurimeve, nuk kanë njoftuar rregullatorin, pra Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe as Komisionin se planifikojnë të rrisin kostot në bazë të premisë për kryerjen e aktivitetit të sigurimit dhe në këtë mënyrë nuk sigurohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi me të gjitha palët e interesuara gjatë marrjes së vendimeve”.

Nga Ministria e Financave thonë se Komisioni i Sigurimeve të Autopërgjegjësisë në seancën e sotme i kërkoi Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të përgatisë një analizë të arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të marra nga shoqëritë e sigurimit, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit dhe me qëllim ofrimin e një informacioni gjithëpërfshirës për marrjen e një vendimi objektiv dhe transparent.

Javën e kaluar kompanitë e sigurimeve vendosën të rrisin çmimin e tyre për 15 % me arsyetimin se nuk ka ndryshuar për më shumë se 10 vjet përderisa siç thane ata kostot janë rritur. Ndaj rritjes së çmimit të polisave ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve me arsyetimin se rritja nuk është e justifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments