10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË/ Kumtesë

SPB TETOVË/ Kumtesë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (08-janar)
rreth orës 18:00 në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga
liria 39-vjeçarin J.I. nga ky fshat, për shkak se gjatë
bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe
hapësirat ndihmëse janë gjetur marihuanë dhe një
dërrmues. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të
Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij
do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…..
Mbrëmë (09-janar), dhjetë minuta pas mesnate,
41-vjeçari B.I. nga Tetova, në SPB-Tetovë ka raportuar
se gjysmë ore më parë para shtëpisë së tij në Tetovë
është sulmuar fizikisht nga 47-vjeçari L.L., po ashtu nga
Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
…..
Një dyzet e shtatë vjeçare, banore e një fshati të
Tetovës, dje (08-janar) në ora 11.25 në SPB-Tetovë ka
raportuar se para më pak se një viti nga person nga
Poroi i Tetovës ka porosirur mobilje për shtëpinë e saj
dhe paraprakisht i kishte paguar vlerën e dakorduar
lidhur me kompensimin e porosisë. Mirëpo, edhe pas dy
muajsh, sa ka qenë kontrata, dhe as pas kësaj, orenditë
nuk janë dorëzuar, as paratë nuk i janë kthyer. Po
merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

=======

Dje (08-janar) në ora 10:40 në Stacionin Policor të
Tetovës është ndaluar 41-vjeçari A.M. nga fshati Gajre e
Tetovës, i cili paraprakisht ishte privuar nga liria nga
zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim kufitar.

Kodra e Diellit për shkak se është sjellë në mënyrë
agresive në një parking në zonën e Rasadishtes, derisa
ata po kryenin veprime zyrtare. Rasti është duke u
zbardhur dhe dokumentuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments