13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË /KUMTESË

SPB TETOVË /KUMTESË

Mbrëmjen e djeshme (27-mars) rreth orës 21:35
në rrugën “120” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB
Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin M.E. nga
Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gruaja e
tij 43-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte
sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor
Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit,
pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.
…….
Dje (27-mars) rreth orës 16:00 zyrtarët policorë të
SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme
Gostivar kanë arrestuar personin A.T.(50) nga Republika
e Shqipërisë, i cili nuk ka respektuar urdhërin e gjykatës
për t’u larguar nga vendi ynë. Ai është ndaluar në
Stacionin Policor Gostivar për procedurë të
mëtutjeshme.
…….
Dje (27 mars) në ora 13:15 në Gostivar, pjestarët
të policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar
nga liria 47-vjeçaren S.Gj, e cila pak më parë në një
objekt komercial në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, në
mënyrë të kundërligjshme ka marrë disa gjëra.
Gjësendet e konfiskuara janë kthyer në objekt dhe rasti
është duke u dokumentuar.
……
Njëzet e një vjeçari D.A. nga Bellovishti i
Gostivarit, dje (27-mars) në ora 21:30 në SPB Tetovë ka
raportuar se bashkë me të afërmin e tij B.S. (21) nga
Padalishti i Gostivarit rreth orës 20:00 në një lokal në
rrugën ,,Beliçica” në Gostivar janë sulmuar fizikisht nga


Sh.A. dhe M.A. të dy nga Padalishti. Po merren masa
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të
përfshirëve do të vijojnë parashtresa përkatëse.
…….
Dyzet e shtatë vjeçari S.S. nga Tetova, dje (27-
mars) në ora 21:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se në
rrugën ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë rreth orës 18:30
vajza e tij është kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments