13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajme Autostrada Kërçovë-Ohër gati në 2026!

 Autostrada Kërçovë-Ohër gati në 2026!

Pushteti dhe opozita pajtohen se autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë në vitin 2026. Disa javë më parë u premtua se Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DMPNE premtoi se për dy vite do të përfundojë autostradën që lidh Kërçovën me Ohri më gjysmën e dytë të vitit 2026. Të martën Qeveria në seancën e saj të rregullt caktoi afat të ri për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Afati i ri është deri në fund të vitit 2026, njoftoi Qeveria. Afati i përfundimit që është zgjatur disa herë deri tani ishte 31 dhjetor 2023.

Në fund të vitit të kaluar, ministria përkatëse angazhoi një ekspert për kontratat Fidik të ngarkuar me analizimin e kontratës për ndërtimin e seksionit të autostradës. Eksperti i angazhuar ka dorëzuar një raport në Qeveri në të cilin tregohen tre opsione – vazhdimi i kontratës me kontraktorin “Sajnohydro”, vazhdimi i kontratës me penalitete dhe si opsion i tretë, ndërprerja e plotë e kontratës.

Në seancën e qeverisë të mbajtur para festave të Vitit të Ri është miratuar Informata për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës, me rekomandim që me përfundimin e ndërtimit të vazhdohen aktivitetet, duke lidhur aneks të marrëveshjes me “Sajnohydro” për zgjatjen e afatit të performancës duke shfrytëzuar burimet financiare tashmë të siguruara.

Tani, në mbledhjen e fundit, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit , shqyrtoi Informatat për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, me qëllim të lidhjes së aneksit nr. 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, seksioni Kërçovë-Ohër, dhe përcaktoi draft dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë seksion autostradë. Shkak për vazhdimin e periudhës së ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Problem madhor tani janë 13 rrëshqitjet për të cilat do të bëhen ende projekte dhe do të konfirmohet dinamika e punës dhe koha e nevojshme për riparimin e tyre, thonë nga Ministria e Transportit .Nga atje bëjnë me dije se rrëshqitjet më të mëdha janë në shtrirjen nga Kërçovë deri në lokalitetin e Izvorit .

Sipas arsyetimit të institucioneve kompetente, zgjatja e deritanishme është kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve pronësore juridike, gabimeve në projektim dhe lëshimeve të tjera, siç janë hyrje daljet në autostradë.

Me fjalë tjera, autostrada e nisur me ndërtim në shkurt të vitit 2014, tani pritet të përfundojë pas më shumë se 12 vitesh si rrjedhojë e problemeve të panumërta që e përcjellin ndërtimin e saj.

Me një aneks të Marrëveshjes, fillimisht afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro dhe akoma nuk kanë të sosur harxhimet për ndërtimin e këtij aksin rrugor. Këtë vit do të shpenzohen edhe 50 milionë euro, gjegjësisht 50 milionë euro do të merren hua nga Exim Bank kineze për përfundimin e autostradës Kërçovë – Ohër, shkruhet në programin e publikuar të Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore për vitin 2024. Kredi nga Exim Bank në shumë prej 3.100.000.000 denarë për financimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, shkruhet në dokumentin ku janë paraparë të gjitha shpenzimet e ndërmarrjes publike deri në fund të këtij viti.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, thonë se ky është një shembull klasik i një projekti të keq, duke shtuar se deri tani ka përfunduar mbi 80 për qind e trasesë.

Ekspertë fajin e shohin arsyet teknike që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e dokumentacionit të projektit, por edhe procedurat dhe vendimet administrative joefikase, të çilat kërkojnë shumë kohë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, theksojnë se edhe në fillim të aktiviteteve ndërtimore në pjesën e autostradës, menjëherë është konstatuar ndryshim i gjeologjisë në terren, i cili nuk përputhet me gjeologjinë e paraparë me projektet, gjë që ndikonte drejtpërdrejt në mënyrën e ndërtimit të objekteve dhe klasën e materialit të gërmimit të tunelit. Njëherësh ka pasur edhe nevojë për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit për tetë nyje rrugore dhe rrugë të reja alternative, mbikalime, kanalizime me pllaka për lidhjen e vendbanimeve dhe zonave bujqësore.

Në ndërkohë, Revizioni Shtetëror mungesën e një qasjeje sistematike dhe analitike dhe gatishmërinë e pamjaftueshme në planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe rikonstruksionin e pjesëve rrugore në të gjithë vendin, gjë që shkakton rritje të vlerës së kontratave të lidhura dhe zgjatje të afatit për ndërtimin/rikonstruksionin e seksioneve.

Në raporte, arsyet kryesore për ngadalësimin e ndërtimit të seksionit, përveç mangësive të projektit, përmenden edhe: shpronësimi i vonuar për shkak të marrëdhënieve juridike të pazgjidhura pronësore, si dhe shpronësimi shtesë i tokës për shkak të nevojës së shfaqur për të zbutur prerjet e shpateve, nevoja për dislokim të objekteve të infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore (linjat e energjisë elektrike, linjat e transmetimit dhe komunikimit të energjisë, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve), si dhe objektet individuale banimi dhe tregtare që përkojnë me gjurmën e seksionit, miratimi i landfilleve të reja në terren, për shkak të rritjes së gërmimeve të pritura në prerje gjatë zbutjes së shpateve të paqëndrueshme dhe numrit të pamjaftueshëm të personelit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve të ofruara nga kontraktuesi. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments